Vlorë, ja sa i kushtoi të riut mosvendosja e rripit të sigurimit

Vlorë, ja sa i kushtoi të riut mosvendosja e rripit të sigurimit

273
0
Shares

Një fierak ka përfunduar në pranga pasi policia e ka kapur duke qarkulluar pa rrip sigurimi në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur Radhimë. Ai nuk është arrestuar për rripin e sigurimit, por për shkak se tentoi të korruptojë policin me qëllim që të mos e gjobiste.
Mësohet se punonjësit e policisë pasi e kanë ndaluar i kanë bërë me dije arsyen e ndalimit dhe i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit për të vijuar me plotësimin e masës administrative.
Drejtuesi i automjetit në momentin e dhënies së dokumentacionit punonjësit të policisë, ka vendosur në brëndësi të tyre 500 lekë të reja, duke u munduar t’i shmanget vendosjes së masës administrative.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit G.H., 32 vjeç, banues në Fier.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY