Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE & EMRA/ Përplasja me armë mbrëmë te “Don Bosko”, arrin në 3 numri të arrestuarve – në pranga babë e birë

02/08/2017
FOTO/ Tirana, plagosje te “Don Bosko”, enigmë autori dhe motivet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka dhënë të tjera hollësi për ngjarjen e mbrëmshme te zona e njohur si “Don Bosko” në kryeqytet.
Sipas Policisë, mësohet se është finalizuar  operacioni policor i koduar “Përpjekje e dështuar”, në përfundim të të cilit arrestohen 3 shtetas, 1 tjetër shpallet në kërkim.
Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar 435.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe valutë në euro dhe lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë saktëson se, në rrugë operative, dispononte informacion se shtetasit Blendi Peca, Arbër Murati dhe Ardit Murati, qarkullonin në qytet të armatosur dhe ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos.
Më datë 01. 08. 2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka organizuar operacionin “Përpjekje e dështuar” për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.
Shtetasi Blendi Peca është konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur me mjetin tip “Citroen”, në zonën e Don Boskos”. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij për të bërë ndalimin e mjetit. I është bërë shenja e ndalimit nga punonjësit e policisë të veshur me jelekun multi-funksional me mbishkrimin “Policia”, por mjeti nuk ka ndaluar, ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policisë.
Në këto kushte punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën për tu larguar.
Punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur lehtë, drejtuesi i mjetit, shtetasi Blendi Peca, 27 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet, është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 385 gramë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Arbër Murati, ku në dhomën e gjumit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan.

Për pasojë u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit:
– Blendi Peca, 27 vjeç, banues në Tiranë.
– Ardit Murati, 24 vjeç, dhe Shehat Murati, 50 vjeç, banues në Tiranë ( at dhe bir).

U shpall në kërkim shtetasi:
– Arbër Murati, 22 vjeç, banues në Tiranë, i biri i Shehatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 435.2 gramë kokainë.
– 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja.
– mjeti tip “Citroen”.
– peshore elektronike.
– dorezë metalike.

Veprimet proceduriale u monitoruan nga SHÇBA dhe Prokurori i gatshëm. U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve Blendi Peca, Ardit Murati, dhe Shehat Murati,për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të policisë”, “Përdorim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 283/2, 242, 236 dhe 279 të Kodit penal, ndërsa për shtetasin Arbër Murati, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, neni 283/2 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja dhe kamionisti, aksident tragjik në Gramsh

26/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.