DOSJE/ Pederastia e Enver Hoxhës në problemet e centralizuara “Shtriga” dhe “Krokodili”

DOSJE/ Pederastia e Enver Hoxhës në problemet e centralizuara “Shtriga” dhe “Krokodili”

141
0
Shares

Nga Kastriot Dervishi

Kastriot Dervishi

Letra e datës 2. 4.1980 e shkrimtarit Ismail Kadare drejtuar Enver Hoxhës, është pjesë e një historie “me grupe armiqësore” të nisur në vitin 1978, në të cilën implikohet edhe motra e tij, Kadria. Njohja e letrës pa ditur shkakun e saj është një histori e copëzuar dhe pashpjeguar mirë. Shkrimi i kësaj letre është një përpjekje njerëzore për të shpëtuar motrën e vet nga burgosja, thuajse e sigurt. Ajo letër është gati e njëllojtë për nga përmbajtja dhe qëllimi me qindra letra të tjera të të dënuarve që kërkojnë faljen e dënimit me vdekje.
Kadria ose Kakuka siç e njohin ne, ka qenë një antikomuniste e njohur në vitet ’70 – ‘80, e sinqertë më shumë nga ç’duhej në atë lloj shoqërie të gatshme për të spiunuar. Në shumë raste, agjitonte kundër regjimit duke pasur për bazë edhe bisedat që bënte në shtëpi. Duke mos menduar asnjëherë për rrezikun që i vinte nga ziliqarët, spiunët e dashakeqët, ajo i deklaronte me një sinqeritet të habitshëm mendimet e veta. Kadria është këshilluar nga zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme të Tiranës, Nusret Dautaj, ndërsa vëllai i saj është thirrur në Komitetin e PPSH-së së Tiranës. Këtu e kanë këshilluar që meqë është prekur emri i Enver Hoxhës, duhej patjetër t’i bënte një letër atij.
Në vitin 1978 Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, mbi bazë të një denoncimi nisi çeli dy probleme të centralizuara: “Shtrigat” dhe “Krokodili”. Në thelb të këtyre çështjeve ishte emri i Enver Hoxhës, i zënë me gojë në mënyrë të ashpër edhe për pederastinë e tij nga disa prej personave të implikuar. Çështja përfundoi me disa burgosje, këshillime dhe me një vetëvrasje.
Asamble Hatibi kishte pakënaqësi ndaj regjimit sepse në mënyrë mizore komunistët i vranë në mënyrë kriminale bashkëshortin në vitin 1947. Ajo u arrestua shumë shpejt me urdhër të Feçor Shehut sapo përforcoi fjalët për figurën e keqe morale të Enver Hoxhës. Kësisoj organet e punëve të brendshme ishin vigjilente për të mbrojtur kreun e regjimit të Tiranës.

Vendimi për hapjen e dosjes agjenturiale “Shtrigat”, u mor më 27. 9. 1978. Në të u implikuan…

1 – Asamble Hatibi, lindur më 1924 në Tiranë, punëtore në ndërmarrjen artistike “Migjeni”, u vu në përpunim aktiv 2A më 18.7.1978. U arrestua më 10.10.1978. U dënua me 7 vjet burgim në bazë të nenit 55 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Ajo kishte thënë:
“Koçi Xoxe me Enver Hoxhën kanë qenë njëlloj, kanë punuar bashkë, por Enveri kur pa se Koçin e donin më shumë dhe ishte rrezik se do ta ulnin atë dhe di të vinin Koçin, atëherë ktheu politikën dhe bëri grusht, nuk sulmoi jugosllavët, por ia vuri të gjitha Koçit, demek se ishte katil…Çdo 10 vjet Enveri bën fushata vrasjesh siç qe rasti i Beqir Ballukut, Kiço Ngjelës, etj. Ky ka qenë shkaktar i (vrasjes) së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burri tim Galip Hatibi e shumë të tjerëve. Ai vret ata që dinë për të, është pederast, pis, “Zeus”, vrasës, diktator si Franko, etj”.

2 – Kadrie Kadare, lindur më 1937 në Gjirokastër, pedagoge në ILB Kamëz. U vu në përpunim paraprak më 15.7.1978. Më parë ishte marrë në përpunim aktiv 2A më 3. 11. 1976, fillimisht si “si agjente e mundshme” në shërbim të zbulimeve të huaja e më pas iu ndryshua tendenca në agjitacion e propagandë më 4.2.1977. U këshillua më 3.8.1978. Megjithatë, vazhdonte të bënte agjitacion e propagandë sepse “flet shumë ashpër kundër udhëheqësve të partisë e të shtetit”. Fjalët e saj ishin ndër të tjera: “Shteti harxhon valutë për të përkthyer veprat e Enver Hoxhës për t’i botuar jashtë, por bota nuk pyet për to. Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës dhe ai është i zoti. Po ndërroi situata do mbretërojë me librat e tij”.

3 – Eqerem Biba, lindur në Tiranë më 1917, redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Ka një histori të vitit 1964. U vu në përpunim 2A më 14.9.1978. I përmenden bisedat që ka zhvilluar kur jetës luksoze të udhëheqësve. U arrestua më 20.2.1980. U dënua me 9 vjet heqje lirie në bazë të nenit 55 të Kodit Penal.

4 – Lela Petrela, lindur në Tiranë më 1923, muzikant, mësues fizike. U vu në përpunim 2A më 23.9.1978. Ishte këshilluar në vitin 1951. Zhvillonte biseda armiqësore. Citohej se në shtëpinë e tij shiheshin filma të huaj se ai diskutonte keq për Leninin, etj.

5 – Durim Hatibi, lindur në Tiranë më 1947, biri i Asamblesë, punëtor në ndërmarrjen gjeologjike. Në kallëzim për të thuhej: “Është tepër korrekt, tepër i mbyllur, por në gjoksin e tij zien një vullkan”. U këshillua.

6 – Marilda Veshi, lindur më 1935 në Shkodër, redaktore në shtëpinë e librit shkollor. U vu në përpunim paraprak më 15.9.1978. shënohet se bënte biseda armiqësore me bashkëshortin e saj Lefter Veshi (drejtor i Institutit të Tokave). U këshillua.

7 – Tomson Baçi, lindur në Tiranë më 1945, inxhinier pyjesh në Pogradec. Kishte shoqëri me Asamblenë dhe personat e tjerë dhe bënte biseda politike me ta. U tentua të tërhiqej në bashkëpunim, por refuzoi dhe kreu vetëvrasje.

8 – Fatbardha Qorri (Deliu), lindur në Tiranë më 1927, nëpunëse në pension. u arrestua më 21.9.1979. Cilësohej “element antiparti”, lidhje e Todi Lubonjës. Shoqe e Asamble Hatibit. U dënua me 5 vjet burgim në bazë të nenit 55 të Kodit Penal.

9 – Drita Çaushi, pedagoge në ILB Kamëz. Shoqe me Asamblenë me të cilën ka zhvilluar biseda armiqësore. U këshillua.

Denoncimet nisën pas kallëzimet më 12. 8. 1978 ndaj Asamblesë dhe shoqeve të saj. Kohë pas kohe, u informua për zhvillimet sekretari i parë i Komitetit të PPSh-së së Tiranës, Simon Stefani.

Në problemin e centralizuar “Krokodili” u implikuan…
1 – Eqerem Biba, (nxjerrë nga “grupi” i mësipërm)

2 – Hysenil Dume, lindur në Selanik më 1925, nëpunës në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, i përjashtuar nga partia, arrestuar më 5.7.1980. U dënua me 9 vjet burgim sipas nenit 55 të Kodit Penal.

3 – Xhelal Ramku, lindur në Tiranë më 1932, i përjashtuar nga partia, nëpunës, arrestuar më 21.3.1980. u dënua së bashku me Eqerem Bibën, me 9 vjet burgim sipas nenit 55 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY