VITI 1940 & EMRAT/ Kush ishin 160 zyrtarët e lartë të administratës...

VITI 1940 & EMRAT/ Kush ishin 160 zyrtarët e lartë të administratës shqiptar

1013
0
Shares

Në vitin 1940, administrata e lartë e vendit do të përbëhej nga rreth 160 persona.
Disa prej drejtuesve të zyrave të rëndësishme në 7 ministri do të trashëgoheshin nga administrata e periudhës së para pushtimit, kjo edhe për vetë faktin se ata kishin jetëgjatësi në administratën e shtetit shqiptar e ishin persona të arsimuar.

Lista e mëposhtme i përket raportit të vitit 1940 të Mbretërisë Italiane për Shqipërinë

KRYEMINISTRIA
Kryeministër: Shefqet Vërlaci
Këshilltar i Përhershëm: Piero Parini
Sekretar i Përgjithshëm: Izedin Beshiri
Shef i Kabinetit: Ihsan Libohova
Drejtoria e Përgjithshëm e Policisë
Këshilltar i Përhershëm: Giuseppe Gueli
Drejtor i Përgjithshëm Zef Kadaria
Shef i kabinetit: Santi Arini
Drejtoria e Përgjithshme për Shtypin, Propagandën dhe Turizmin, Drejtor i Përgjithshëm: Nicola Lorusso
Drejtor e Shërbimeve të Shtypit, Drejtor: Halil Maçi; Konsulent: Paolo Veronese
Drejtoria e Shërbimeve të Propagandës, Drejtor: Kostandin Kotte; Konsulentë: Roberto La Francesca, Spartaco Pesa
Drejtoria e Shërbimeve të Turizmit, Drejtor: Ilia Toptani; Konsulent: Francesco Tagliarini

MINISTRIA E BRENDSHME
Ministër: Maliq Bushati
Këshilltar i Përhershëm: Piero Parini
Sekretar i Përgjithshëm: Andon Kosmaçi
Shefi i Kabinetit: Vakant
Zyra e Politikave e Personelit, Drejtor: Harito Harito
Zyra e Enteve Lokale, Drejtor: Et’hem Haxhiademi
Zyra e Punëve të Përgjithshme, Drejtor: Ylvi Resuli
Inspektorë: Kolë Rodhe, Musa Puka, Rexhai Kosturi

PREFEKTË
Gjirokastër: Dant Carcani
Berat: Avni Koka
Korçë: Tef Naraçi
Durrës: Hamdi Karazi
Elbasan: Hamet Hastopalli
Kukës: Hysni Peja
Peshkopi: Tafil Boletini
Shkodër: Riza Drimi
Vlorë: Koçi Lele

KRYETARË BASHKIE
Gjirokastër: Rasim Babameto
Berat: Izedin Vrioni
Korçë: Reshat Asllani
Durrës: Hiqmet Dreçe
Elbasan: Ymer Saraçi
Kukës: Tahir Kolgjini
Peshkopi: Shefqet Çelo
Shkodër: Mark Kakarriqi
Tiranë: Ali Erebara
Vlorë: Kristaq Strati

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËNDETIT PUBLIK
Drejtor i Përgjithshëm: Doktor Jani Basho
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm: Prof. Emilio Pampana
Konsulent: Doktor Califano Simmaco

Drejtimi administrativ
Drejtor: Qazim Prodani
Seksioni Higjienik e Antimalarik, Drejtor: Doktor Anton Ashta

GJYKATA E LLOGARIVE
Kryetar: Vakant
Prokuror: Ilia Kotte
Këshiltarë: Llambi Aleksi, Asim Jakova, Kosta Paftali, Kostandin Boshnjaku, Lec Çoba, Lin Kamsi, Pjetër Bumçi

KËSHILLI I SHTETIT
Zëvendëskryetar: Kristo Floqi
Seksioni juridik, kryetar Kristo Floqi
Seksioni administrativ e financiar
Kryetar: Demir Vila
Kryesekretar: Asllan Ypi
Këshilltarë: Teki Selenica, Kristo Floqi, Benedikt Blinishti, Demir Vila, Ajet Libohova, Javer Hurshiti, Fuad Asllani,Faik Dishnica, Elmas Kokona, Syrja Pojani, Seit Qemali, Nezir Leskoviku, Dhimitër Popa, Bahri Omari, Qazim Koculi, Eqerem Vlora, Qamil Vlora, Rexhep Mitrovica, Sejfi Vllamasi, Kol Tromara,Riza Dani, Omer Nishani,Selami Tirana, Vangjel Goxhamani, Nikollaq Zoj, Spiro Koleka, Luigj Koliqi, Pertef Pogoni, Ismet Kryeziu

MINISTRIA E DREJTËSISË
Ministër, Sekretar Shteti: Xhafer Ypi
Këshilltar i Përhershëm: Vito Nicolini
Sekretar i Përgjithshëm: Emin Toro
Drejtorë: Ëngjëll Çoba, Nedin Kokona, Gjon Kovaçi
Inspektor: Pandeli Martiniani

MAGJISTRATURA

GJYKATA E KASACIONIT
Seksioni civil
Kryetar: Andrea Sahatçi
Këshilltarë: Haki Mahmuti, Rrok Kolaj, Vangjel Meksi, Hasan Dosti, Andrea Nathanaili, Emin Toro

Seksioni penal
Kryetar: Agjah Libohova

Këshilltarë: Neki Delvina, Irakli Noçka, Fuat Fico, Niko Cico, Pandeli Kosturi, Selim Damani

MINISTRIA E FINANCAVE
Ministër, Sekretar Shteti, Qemal Vrioni
Këshilltar i Përhershëm: Enrico Lombardi
Sekretar i Përgjithshëm: Marko Kosta
Drejtor i të Ardhurave: Zija Bejleri
Drejtor i Buxhetit: Luigj Gjoka
Drejtor i Thesarit: Kel Naraçi
Drejtoria e Pensioneve
Drejtor: Dervish Laze
Inspektorë: Daniel Rodiqi, Leonidha Milo, Qemal Kasoruho

MINISTRIA E ARSIMIT
Ministër, Sekretar Shteti: Ernest Koliqi
Këshilltar i Përhershëm: Mario Morandi
Sekretar i Përgjithshëm: Andon Krajmi
Drejtoria e Arsimit të Mesëm, Drejtor: Rexhep Krasniqi
Drejtoria e Arsimit Fillor, Drejtor: Ahmet Duhanxhiu
Anëtarë të Komisionit Teknik: Prof. Andon Deda, Prof. Karl Gurakuqi, Prof. Aleksandër Xhuvani
Drejtues i Sekretarisë: Jnjak Naraçi
Drejtues i Buxhetit: Ethem Cara
Drejtues i Seksionit të Arsimit të Mesëm: Hasan Ceka
Drejtues i Seksionit të Arsimit Fillor: Koçi Kola

MINISTRIA E AGRIKULTURËS DHE PYJEVE
Ministër, Sekretar Shteti: Andon Beça
Këshilltar i Përhershëm: Aldo Pagano
Sekretar i Përgjithshëm: Spiridion Kacarosi
Drejtoria e Veterinarisë, Drejtor: Vasfi Samini
Drejtoria e Ujërave Publike, Drejtues: Remzi Baçe
Drejtoria e Reformës Agrare, Drejtor: Selim Zyma
Drejtoria e Agrikulturës, Drejtor: Margarit Verria
Drejtoria e Emigracionit, Drejtor: Kamber Belishova
Inspektorë: Grigor Vavako, Mustafa Shasha

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE
Ministër, Sekretar Shteti: Shefqet Vërlaci
Këshilltar i Përhershëm: Luigi Gamberini
Sekretar i Përgjithshëm: Thoma Filipeo
Drejtoria e Ndërtimit, Drejtor: Giusto Beliavitis
Drejtoria e Studimeve, Drejtor: Corrado Confalonieri
Drejtoria Hidraulike, Drejtor: Antonio Canobbio
Drejtoria e Arkitekturës, Drejtor: Giulio Berte
Drejtoria Teknike, Drejtor: Vasil Noçka
Drejtoria e Kontrollit Teknik, Drejtor: Gjovalin Gjadri
Drejtoria e Përputhshmërisë, Drejtor: Lec Bushati

MINISTRIA E INDUSTRISË DHE TREGTISË
Ministër, Sekretar Shteti: Andon Beça
Këshilltar i Përhershëm: Franco Scassellati
Sekretar i Përgjithshëm: Jovan Dimitresku
Drejtoria e Minierave, Drejtor: Andrea Xega
Laboratori Kimik, shef: Niko Lezo
Drejtoria e Tregtisë, Drejtor Sotir Kondi

ADMINISTRATA USHTARAKE
Komandant i Përgjithshëm i Trupave: Carlo Geloso
Komandant i Aviacionit: Ferruccio Ranza

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POSTAVE, TELEGRAFËVE E TELEFONISË
Drejtor i Përgjithshëm:Ndoc Naraçi
Këshilltar i Përhershëm: Nicola Guglielmo
Drejtoria e Korrespondencës, Drejtor: Gjon Bonatti
Drejtoria e Telekomunikacionit, Drejtor Stefanaq Plumbi
Drejtoria Teknike, Drejtor: Ludovik Zojsi
Drejtoria e Shërbimeve Postare, Drejtor Ndoc Kola
Inspektoriati i Përgjithshëm, Inspektor: Ihsan Leskoviku. Kreshnik KUÇAJ/SCAN

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY