Në Berat burri i tezes e ka përdhunuar adoleshenten

Në Berat burri i tezes e ka përdhunuar adoleshenten

146
0
Shares

Një vajzë vetëm 15 vjeçe, nga një fshat i rrethit të Beratit ka denoncuar në organin blu, bashkëshortin e tezes së saj për përdhunim. Burime zyrtare pranë këtij organi bëjnë me dije se vajza e shoqëruar nga nëna e saj dhe në prani të psikologut ka dëshmuar se ndaj saj është ushtruar dhunë seksuale gjatë qëndrimit te shtëpia e tezes së saj për disa ditë me pushime në përfundim të sezonit shkollor.

15-vjeçarja me inicialet R.K., mësohet se tri ditë më parë ndodhej në banesën e të arrestuarit Resmi Turani, në fshatin Duhanas të rrethit të Beratit, ku dhe dyshohet se ka rënë pre e dhunës seksuale nga ky i fundit. Vajza mësohet se ishte kthyer në banesë, në një tjetër fshat të zonës dhe kishte shprehur shqetësimin për çfarë i kishte ndodhur gjatë qëndrimit në banesën e tezes së saj. Menjëherë, nëna e saj mësohet se ka shoqëruar vajzën në Polici, ku në prani dhe të një psikologu është bërë marrja e deklaratës.

Sipas dëshmisë së vajzës gjatë kohës që është ndodhur vetëm në banesë, pasi tezja me dy fëmijët kishin shkruar për të kryer disa punë në tokat e tyre, burri i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. “Më datë 27.07.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R.T., 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat”, bën me dije zyrtarisht Policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY