Hapje totale me Kosovën, teza surprizë e akademikut të shquar

Hapje totale me Kosovën, teza surprizë e akademikut të shquar

124
0
Shares

Akademiku Artan Fuga thotë se Shqipëria duhet të projektojë një hapje totale me Kosovën. Puna është se unë, duke mos qenë fare nacionalist, madje me disa devijime të lehta kozmopolite, jam për hapje totale me Kosovën, shkruann ai

 

Hapje totale me Kosovën

Miq dhe lexues këtu në facebook më falenderojnë kot, a thua se kam bërë dhe bëj ndonjë gjë me vlerë, dhe pse? Sepse ndjehem mirë kur u lë rrugën plazhistëve nga Kosova, Berati, Gjirokastra, Ulqini, Mirëdita, etj., kur ata kalojnë nga njeri trotuar te tjetri këtu në plazh në Durrësin mikriptës?

 

Normale mo! E bëj sepse ashtu më pëlqen, përpos e kam me rregulloren e rrugës.

 

Po, ajo nuk ka rëndësi.

 

Puna është se unë, duke mos qenë fare nacionalist, madje me disa devijime të lehta kozmopolite, jam për hapje totale me Kosovën.

 

Kur?

 

Sot mo!

 

Cdo i ri shqiptar që nga gjimnazi e lart ta bëjë shkollën ku të dojë në Kosovë a Shqipëri. Ato kuotat idiote, proteksioniste, për trojet në Universitetet shqiptare më bëjnë me turp.

 

Kuota burokratësh pa asnjë vlerë!

 

Gazetat, librat, revistat, tekstet, nga Shqipëri në Kosovë dhe nga Kosova në Shqipëri, të transportohen falas si akti i madh amerikan që për gazetat nuk kishte pullë poste.

 

Hajde baballarë të Kushtetutës amerikane hajde!

 

Kolosë, dhe jo maskarenj dyleksha!

 

Në Prishtinë të funksionojë me paret e shtetit të Kosovës Shtëpia e Kulturës e Shqipërisë dhe në Tiranë me lekët e Shqipërisë Shtëpia e Kulturës e Kosovës.

 

Heqje e të gjitha taksave dhe e barrierave doganore !

 

Poshtë histeria proteksioniste që u shërben vetëm biznesmenëve të paaftë!

 

Heqje e cdo kontrollit në kufi !

 

Konkurim i lirë për në postet e administratës shtetrore të dy vendeve për qytetarë Kosovarë ose nga Shqipëria pa marrë parasysh se ku jetojnë.

 

Tregti e lirë dhe sipërmarrje e lirë pa asnjë kusht ose detyrim shtesë, pra si për vendasit.

 

Hapja e një kanali në Televizionet publike përkatëse të kanaleve televizive të ndërsjella.

 

Tekste mësimore të diversifikuara, por që mund të zgjidhen lirisht nga të gjitha shkollat në Kosovë dhe në Shqipëri.

 

Konkurse dhe olimpiada shkollore të përbashkëta.

 

E drejtë e hapjes së gjendjes civile për cdo qytetar në cdo qytet të të dy vendeve pa kufizim.

 

Ne kemi nevojë për qytete multikulturore!

 

E drejtë për cdo rezident nga të dy vendet për të votuar për pushtetin lokal atje ku jeton.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY