Ballist Morina rrezikon ekstradimin në Serbi

Ballist Morina rrezikon ekstradimin në Serbi

566
0
Shares

Ballist Morina rrezikon të ekstradohet në Serbi pas një vendimi që ka marrë gjykata e shkallës së parë në Kroaci.

Vetëm nëse bëhet apelimi brenda tri ditësh dhe të zhvillohet gjyqi i cili duhet te fitohet nga Morina, mund të evitohet nga ekstradimi. Familja ka bere apelimin dhe gjyqi i Apelit pritet të bëhet me 11 gusht.

Vëllai i Ballist Morinës tha se ndjehemi të braktisur nga shteti shqiptar. Xhevahir Morina tha se pas atij gjesti që bëri Ismaili (Ballisti) duhet të kishte kujdes nga shteti por nuk ka asnjë mbështetje.

Xhevahiri ka treguar se ka pasë takime me zyrtarë të lartë të shtetit por nuk kanë dhënë rezultat deri ne keto momente. Ai tha se askush nga ambasada shqiptare në Kroaci nuk e ka takuar Ismailin në burg. “Nëna ka qenë këto ditë në Tiranë, ku ka pasur takime me zyrtarë të lartë, duke specifikuar përfaqësues pranë Presidentit Ilir Meta dhe Ministrit të Brendshëm teknik Dritan Demiraj, por ende nuk kanë marrë një sinjal të qartë ndihmese për të afërmin e tyre që rrezikon që nga Heroi i Beogradit tani të jetë i Burgosuri i Beogradit, nëse shteti kroat vendos ekstradimin e tij në Serbi. Nëse Ballist Morina ekstradohet ai do të ndërrmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit”, tha vellai i Ballistit.

Morina eshte burgosur ne Kroaci, Dubrovnik para nje muaji, pas nje kerkese qe ka ardhur nga policia e Beogradit ne lidhje me ngritjen e dronit ne Beograd me simbolet shqiptare.

Me poshte eshte ne kroatisht vendimi i gjykates se shkalles se pare te Dubrovnikut:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY