Nishani i heq kallajin qeverisë Rama, ja si funksionon: Rasti dramatik me...

Nishani i heq kallajin qeverisë Rama, ja si funksionon: Rasti dramatik me Gjiknurin

203
0
Shares

Nishani tregon tek emisioni i Hiles ne ora news me cilët ministra ka pasur marrëdhënie korrekte dhe me cilët jo ndërkohë që ka rrëfyer një rast dramatik se sa klienteliste është administrata e lartë e qeverisë.

 

Hila: Ju e keni pasur shkëmbime ‘shpatash’ me ish-ministrin e Brendshëm z.Tahiri. Si do ta vlerësoni bashkëpunimin që keni pasur me të?

Nishani: Nuk kam pasur asnjë shkëmbim ‘shpatash’ me asnjë ministër sepse nuk ma lejonte niveli i detyrës dhe i postit që kryeja që të kaloja në komunikime apo përballje me ministrat. Presidenti nëse kishte adresime ndaj qeverisë merrej me kryeministrin dhe unë gjithmonë i jam adresuar kryeministrit dhe kam pasur komunikim me kryeministrin. Natyrisht jo të gjitha takimet kanë qenë publike. Jam takuar jo shpesh me kryeministrin në zyrën time dhe i kam bërë me dije të gjitha shqetësimet për fusha të ndryshme, për rendin, marrëdhëniet me jashtë, drejtësinë, etj. Nuk kam bërë ndonjë vlerësim individual me ministrat. Mund të them se në komunikim kam pasur normalisht me ministren e Mbrojtjes për problematikat që ka pasur pavarësisht se sa janë pranuar apo sa janë refuzuar për t’u marrë apo trajtuar nga ministrja e Mbrojtjes, por komunikimi ka qenë korrekt, institucional, ka qenë normal. Ju përmendët ministrin e Brendshëm. Nuk bëhet fjalë të kishe komunikim sepse nuk kishte as parametrat për të pasur një komunikim jo institucional por as njerëzor. Me ministrin e Financave kemi pasur komunikim institucional shumë korrekt. Ia është dashur shpesh herë ndërhyrja apo dhënia e aksesit Presidentit të Republikës që disa akte të hynin menjëherë në fuqi dhe të tejkaloheshin procedurat burokratike në zyrën e Presidentit të Republikës dhe në 100% të rasteve jam treguar i gatshëm sepse ishte interesi i shtetit, nuk ishte interesi thjesht i ministrit të Financave dhe natyrisht i bëhej mirë edhe ministrit. Ministri i Financave ka pasur komunikim korrekt.

Hila: Mendoni se z.Ahmetaj dhe z.Cani kanë qenë më bashkëpunues?

Nishani: Flas për z.Ahmetaj, me të cilin ka pasur më shumë komunikime institucionale. Po flas për korrektesën. Ka pasur edhe raste të tilla skandaloze. Përpara tre vitesh, shkova për një fundjavë në Valbonë. E kam pasur shumë për zemër vizitën në Malësinë. Malësinë e Shqipërisë e vizitoja shpesh në periudhën e verës, Thethin, Valbonën, Tomorrin, Voskopojën, Malin e Kuq. I kam pasur për zemër dhe do të vazhdoj. Një fundjavë isha në Valbonë dhe duke pirë një kafe me banorët e zonës ishte një burrë zotëri që punonte aty me familjen dhe e pyes çfarë problemesh keni. Ishte nga Rragani, pjesa fundore e Luginës së Valbonës, një fshat i mrekullueshëm dhe bukuri akoma më të mëdha se sa Valbona. I thashë a ju vijnë turistë atje? Tha; ç’të vijë turisti këtu tek ne?! Kërkon një dush që të lahet dhe një poç që të ndriçohet. Thanë kemi tre katër vite që nuk kemi drita. Është djegur një gjenerator tha se nuk na e kanë ndërruar. I thashë po angazhohem unë si President i Republikës. Me t’u kthyer në Tiranë, ditën e hënë i bëj një telefonatë drejtorit të OSHEE-së, Çela, personalisht. I them në Rragam 3-4 vjet nuk kanë drita.

Turp i madh për ata që kanë qenë në atë post dhe nuk kanë çuar një gjenerator atje. Patjetër zt.President tha me shumë entuziazëm, do të merrem unë me këtë. Në natyrën time, e kam që e verifikoj porosinë që lë. Kur isha ministër i Brendshëm, unë bëja korrigjime ortografike të memove që binin drejtorët e mi, duke ju treguar atyre që unë lexoj gjithçka dhe nuk përtoj. Pas 4 muajsh e kontakoj personin në Rragam dhe i them a ka ardhur gjeneratori? Jo-thotë zt.President. Nuk ka ardhur kurrkush dhe ne vazhdojmë të jemi në errësirë. Ta merrja përsëri drejtorin e OSHE-së thashë nuk shkon, sepse Presidenti i Republikës duhet ta ruaj pak namuzin e zyrës. Dhe i them shefit të Kabinetit; merre drejtorin e OSHE-së dhe i thuaj që Presidenti ka bërë një bisedë me ty para disa muajsh për një gjenerator në Rragam dhe nuk ka vajtur akoma. Drejtori i Kabinetit e telefonon dhe thotë si ka mundësi, më vjen shumë keq, dhe për dy ditë do të mbyllet. Pas 3 muajsh të tjerë e telefon sërish personin në Rragam dhe më thotë z.President të falënderoj shumë dhe më vjen shumë keq që shqetësohesh. Njerëzit e marrin si shqetësim edhe kur i merr në telefon që e paguan shteti. Atyre u duket gjë e madhe.

I thashë unë nuk po mundohem fare. A është vënë gjeneratori? Jo nuk është vënë. I dërgoj fjalë ministrit Gjiknuri. I them turp i madh për ata njerëz që punojnë atje dhe nuk u dërgohet një gjenerator edhe kur interesohet Presidenti i Republikës. Jo se Presidenti është Mesia. Po imagjinoni kur këta njerëz nuk kanë mundësi t’i bien telefonit të ministrit. Ministri tha më vjen keq dhe do të marrim masa të menjëhershme. Sot, Dritan që ne flasim, pas 3 vitesh, ai gjenerator nuk është vënë atje. Kanë qenë këto komunikime pa hyr pastaj në probleme dhe sjellje në trajtimin e trupit diplomatik, për të cilat mua më vjen keq që prej shumë e shumë vitesh vazhdon dhe ndoshta është përkeqësuar një traditë e trajtimit të diplomatëve shqiptarë, e njerëzve që janë përkushtuar në politikën e jashtme jo në mënyrë dinjitoze. Këto çështje nuk janë luks, nuk janë salltanete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY