Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Mbërrijnë në Tiranë 12 oficerë të FBI-së, rekrutojnë dhjetëra studentë shqiptarë

27/07/2017
DETAJE/ Mbërrijnë në Tiranë 12 oficerë të FBI-së, rekrutojnë dhjetëra studentë shqiptarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë mbërritur në Tiranë 12 oficerë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimit, të cilët do të trajnojnë grupin që do të përfshihet në institucionin homolog shqiptar, i cili nis nga puna me fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi.
Dy javë më parë kanë vizituar Tiranën tre oficerë të lartë të FBI-së nga zyra e Sofjes, ku ndodhet dhe qendra e kësaj organizate për Ballkanin, të cilët dhe kanë vendosur piketat e ardhjes së ekipit të ri.
Siç mësohet, agjentët e FBI-së janë të specializuar kryesisht në operacionet për gjetjen dhe gjurmimin e pastrimit të parave dhe në cyber-gjurmimin e transaksioneve financiare.
Prej më shumë se një viti, një grup i gjerë djem e vajza të reja që kanë kryer universitetin, janë rekrutuar që të jenë pjesë e grupit që do të përbëjë bërthamën e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Grupi i përzgjedhur janë kryesisht të rinj me të dhëna të përkryera rezultatesh akademike, por edhe të situr mirë për nga pikëpamja morale dhe përbërja familjare.
Janë përzgjedhur studentë me rezultate të mira në universitet, por që nuk kanë asnjë lidhje me administratën e shtetit apo politikën shqiptare.
Bie në sy fakti, se një pjesë e të rinjve që po trajnohen prej muajsh në ambientet e Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari” në Tiranë, janë djem e vajza besimtarë që kanë përkushtim në sjelljen etike dhe morale në shoqëri.
Pjesa më e madhe e të rekrutuarve janë marrë nga shkencat kompjuterike, por ka mjaft nga to që kanë studiuar për shkenca sociale por dhe gazetari.
Në trajnimet që oficerët e FBI-së do të zhvillojnë me kadetët shqiptarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë planifikuar si program rezistencën psikologjike dhe punën nën stres, por edhe programe specifike profesionale të gjurmimit dhe hetimit.
Siç mësohet, jo pa qëllim janë marrë edhe të rinj që kanë mbaruar për shkenca komunikimi apo gazetari, pasi ata do të përdorin aftësitë e profesionit të reporterit për të gjurmuar informatat në mënyrë të hapur dhe tangente, që të arrijnë në grumbullimin e sa më shumë të dhënave.
Byroja Kombëtare e Hetimit do të nisë nga puna menjëherë sapo të fillojë vlerësimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve aktualë nga dy institucionet e Vetting-ut dhe natyrisht nga Grupi Ndërkombëtar i Monitorimit.
Ndërkaq, më fillim të muajit të ardhshëm hyn në fuqi edhe institucioni i Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale.
Byroja Kombëtare e Hetimit ka për detyrë të ndjekë dhe hetojë krimet e korrupsionit, pastrimit të parave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në lidhjet e saj me politikën dhe elementë të administratës shtetërorë.
BKH do të përgatisë dosjet operative, të cilat do të dorëzohen te Prokuroria Speciale, e cila më pas nis hetimin zyrtar dhe ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të lartë e të mesëm, apo siç quhen tashmë “Peshqit e Mëdhenj”.
Të gjitha këto dosje do të gjykohen vetëm në Gjykatën Speciale dhe Gjykatën Speciale të Apelit, të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbushen me juristë të rinj dhe të pandikuar nga sistemi i vjetër.
Emërimi i anëtarëve të Gjykatës Speciale do të bëhet nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, ndërsa prokurorët specialë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Të dy këto institucione pritet të ngrihen në fillim të muajit shtator.
Dy ditë më parë, u krye edhe akti i fundit juridik i institucionalizimit të organit kryesor të vettingut siç është Kolegji i Apelimit.
Kryetare e Kolegjit të Apelimit u zgjodh Natasha Mulaj, e cila së fundmi ka qenë ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë. TeSheshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026
Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

12/03/2026
Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026
Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.