Rritja e çmimit të ujit: Dy skenarë që fshihen pas vendimit të...

Rritja e çmimit të ujit: Dy skenarë që fshihen pas vendimit të Velisë

114
0
Shares

Janë të paktën dy skenarë që lidhen me vendimin rritjes së çmimit të ujit. Njëri lidhet me dhënien e tij me koncesion pas pak kohësh ndërsa tjetri me mjegullimin n jë tjetër pazari në bashkinë e Tiranës që lidhet me një fond prej 70 milionë dollarësh, një nga më të mëdhatë xhiruar nga bashkia e Tiranës për një tjetër investim jotransparent.

 

Ish-deputeti socialist Koco Kokëdhima i cili deri më kohë më parë ka pasë dorë në drejtimin  ujësjellësit të Tiranës thotë qartë disa fakte që pak kush i di në Tiranë.

 

“Çmimi që paguajnë banorët e Tiranës është ndër më të lartët në rajon e më gjerë. UKT është me fitim të vogël, edhe pse vidhet e plaçkitet barbarisht nga “Rilindja”. Ky institucion faturon vetëm 20% të sasisë së ujit që shet. Duke përmirësuar rrjetin dhe menaxhimin, të ardhurat e UKT mund të katërfishohen. Pse rritet çmimi i ujit atëherë?

Rama me sa duket po përgatit dhënien me koncesion të UKT. Duhet të rrisi çmimet dhe mundësitë për fitime abuzive përpara se t’ia japi edhe ujin miqve të tij. Po të ndalojë vjedhja, grabitja dhe keqmanaxhimi, UKT mund të realizojë minimalisht një fitim mbi 25 milionë dollarë në vit me çmimet që ka aktualisht për ujin. Kjo ndërmarrje i ka të gjitha mundësitë të financojë të gjitha projektet që do i mundësonin furnizimin me ujë për 24 orë Tiranës brenda 5 vitesh”, shpjegon Kokëdhima.

Në vijim ai thotë se “Me këtë rritje çmimi, pensionistët dhe familjet e varfëra të Tiranës do paguajnë rreth 20 mijë lekë në muaj, më shumë se sa kanë paguar deri sot.

 

Ndërsa gazetari Erald Kapri thotë se pazari për 70 milioën dollarë koncesion po mjegullohet përmes çmimit të ujit që është sërish një tjetër skandal.

“Doli pra pazari per cmimin e ujit dhe 70 milione dollare koncension per shkollat! LSI eshte rrezik kombetar. As nuk do t’ia dije nese eshte opozite apo pozite. Fundja ka nje plan biznesi per te blere vota!”, thotë ai.

 

Shkelzen Berisha mbështet idenë që rritja e çmimit të ujit është një Pazar po ashtu:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY