EMRI & ARSYEJA/ I riu nga Fieri sulmon me bombë molotov godinën...

EMRI & ARSYEJA/ I riu nga Fieri sulmon me bombë molotov godinën e Kryeministrisë

80
0
Shares

Një i ri nga Fieri ka tentuar të zgjidhë problemet sipas mënyrës së tij, por i ka hapur më shumë telashe vetes.
Duke iu referuar burimeve nga policia e Tiranës, mësohet se i riu nga Fieri Ardian Peshtanaku 25 vjeç është arrestuar pasi dje në orën 13:30 ka qëlluar me shishe molotov godinën Kryeministrisë.
Teksa është marrë në pyetje, i riu ka pranuar krimin dhe ka pretenduar se këtë veprim e kreu në shenjë hakmarrje pasi shteti nuk i zgjidhe hallet.

 
Njoftimi i plotë i Policisë

Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P. 25 vjeç, banues në Fier, sepse në orën 13:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ka hedhur një shishe me lëngë ndezëse, e cila ka shpërthyer po pa shkaktuar probleme në njerëz. Neni 154 i kodit penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY