Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov
Share on FacebookShare on Whatsapp

Narkopolicia sulmoi me dhunë të paprecedentë protestuesit me bomba e gaz lotësjellës, disa deputetë dhe drejtues të lënduar, thuhet në deklaratën e PD.

DEKLARATA/ Dhuna e paprecedentë e narkoPolicisë me urdhër të Edi Ramës, sulmet me bomba, molotov, gaz lotsjellës kundër qytetarëve në protestën e opozitës, ka shkaktuar shumë të plagosur dhe të lënduar, disa prej tyre deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Si asnjëherë më parë narkoPolicia nuk ka pritur as mbylljen e fjalës së kryetarit të opozitës dhe është futur në mes të protestuesve me repartet speciale ‘Operacionalja’ dhe ‘Shqiponja’ duke përdorur bombola spraji djegës drejtpërdrejt mbi protestuesit.
Të plagosur në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë.
Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e narkoPolicisë së dyshes kriminale Rama-Balluku, që ka vetëm një qëllim, frikësimin e qytetarëve dhe shuarjen e valës së protestave kombëtare.
Zari i Belinda Ballukut në krye të Policisë për të dëshmuar zellin ndaj shefes, duke përdorur metoda ilegale kundër qytetarëve dhe politikanëve të opozitës e ka future vetën në ‘listën e zezë’ të paligjshmërive, për të cilat do të mbajë përgjegjësi direkte, dhe nuk do mund të fshihet gjithmonë pas fustanit të Belindës dhe çitjaneve të Ramës.
Tirana është sonte në shtetrrethim policor me qëllim mbrojtjen e narkoshtetit të Edi Ramës dhe hajdutërisë së tij kriminale.
Duke dënuar me forcën më të madhe dhunën e egër ndaj demokratëve, Partia Demokratike garanton qytetarët se, asgjë nuk do e ndalë protestën dhe kryengritjen paqësore të opozitës deri në rrëzimin e autokracisë elektorale dhe kleptokrate të Edi Ramës.r.p

Po ndodh

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026
Rama sulmon sërish protestën: Është pasoja e algoritmit dhe jo keqqeverisjes

Elisa Spiropali mungon në mbledhjen e grupit të PS, Rama një kërkesë deputetëve

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.