Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht, është në gjendje të rëndë, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

DEKLARATA E BERISHËS/ Gjendja e gazetarit të mirënjohur, Aulon Kalaja, ishte serioze. Përveç se i kanë hedhur spraj ariu, e kanë goditur kafshërisht mbrapa me shkop në një kohë që në mënyrë absolute nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm. Domethënë, ju e njihni. Aulon Kalaja, më thotë një mik i tij, një bashkëmoshatar i tij, që ka bërë 350 protesta dhe kurrë në jetën e tij nuk ka bërë njëherë protestë, përveçse paqësore. Dhe tani tha, e pashë tha që e morën Klevisin, egërsisht, falangat e Skënder Ballukut dhe të Sokol Besprerit, i cili në vend se të ishte në burg nja 30 vite për shokun që e tradhëtoi dhe e la në makinë e dogjën kriminelët dhe terroristët në Qafë Muzinë, komandon tani policinë kundër opozitës. Pra, ky është realiteti. Kanë përdorur, protestuesit më thonë se bombulat e sprajit kishin imazhin e ariut. Çka do të thotë, është spraj ariu. Spraji i ariut, ua them unë ju këtu, mund të ketë, në raste të caktuara, është vdekjeprurës. Në të cilat raste është? Në rastin e personave që kanë probleme, bronshite apo astmë bronkiale. Në rastin e personave që kanë vagotoni të shtuar për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që mund të reflektohen në zemër me arrest kardiak. Pra, ky, përdorimi i tij është një vepër e rëndë penale, është një vepër e cila dënohet në konventa, është absolutisht e ndaluar të përdoret tek njerëzit dhe këta kanë përdorur masivisht sprajin e ariut ndaj deputetëve, ndaj protestuesve. Unë isha tek spitali tjetër, tek spitali i urgjencës me doktor Tritanin. Atje janë disa drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike të goditur me spraj ariu, të djegur, që kanë shkuar gjer në djegie me efektet e tij të egra, sepse ai është një spraj i përllogaritur në disafishin e përdorimit të sprajit të njeriut. Sepse ariu është ari, e keni parasysh, është një kafshë 300-400 kg, është e një fuqie të jashtëzakonshme dhe mbrojtja ndaj tij është pra, ai është një gjë dhe që përhapet dhe në një fushë më të gjerë. Pra, nuk del, të gjuan këtu dhe duhet të ecësh të dalësh prej efektit të tij. Janë përdorur, janë hedhur nga tarracat shishe molotov, bomba molotov mbi, mbi protestuesit. Kanë plagosur dhe një polic në kokë po s’e di se ku është, me shishe molotov të hedhur nga tarracat. Duhet ta kenë prurë këtu. E keni parë ju gjë? Jo. E kanë fshehur. Demonstruesit e kanë parë me sytë e tyre që një polic është plagosur me shishe që erdhi nga sipër, sikundër policë, sikundër qytetarë janë dëmtuar nga shishet molotov. Kanë hedhur bomba zhurmuese. Bomba zhurmuese, po bomba, granata zhurmuese kanë plagosur te këmbët një seri protestuesish. Me çfarë kemi të bëjmë pra? Kemi të bëjmë me një, me një skenar shtazërie të vërtetë të Skënder Ballukut i cili kërkoi ose mendoi se mori detyrën dhe ja ka marrë përsipër Lubisë dhe Ramës se do ua mbyllë çështjen me qytetarët. Po kjo çështje në mënyrë absolute nuk mbyllet kurrë, përkundrazi, protesta tjetër do të jetë e stërfuqishme krahasuar me këtë që patë sot. Edhe njëherë i them Edi Ramës, çështja, dosja Rama-Balluku nuk mbyllet më. E mbyllët me prokurorinë, e mbyllët me gjykatën, po me opozitën shqiptare ti s’e mbyll dot kurrë atë. r.p

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.