Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & EMRI/ Anglia “poston” drejt Shqipërisë vrasësin me një këmbë, ekzekutoi shokët e tij pas grabitjes 60 milionëshe

22/07/2017
FOTO & EMRI/ Anglia “poston” drejt Shqipërisë vrasësin me një këmbë, ekzekutoi shokët e tij pas grabitjes 60 milionëshe
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Vrasësi i dyfishtë shqiptar me një këmbë më në fund është ekstraduar drejt vendlindjes së tij, pas një beteje 2 vjeçare për të shmangur ekstradimin”.
Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike “DailyMail”, teksa njofton se Saliman Barçi, 42-vjeçari nga Burreli i dënuar nga drejtësia shqiptar me 25 vite burg, për vrasje të dyfishtë është ekstraduar drejt vendit tonë.
Shqiptari, i cili emigroi drejt Britanisë 14 vite më parë me identitet të rremë, luftoi deri në fund për të mos u ekstraduar, me pretendimin se rikthimi i tij në Shqipëri ishte shkelje e të drejtave të njeriut.
“DailyMail” shkruan se Barçi është ekstraduar javën e shkuar.
“Home Office konfirmoi se vrasësi është hipur në avion drejt Shqipërisë javën e kaluar”, thuhet në artikull.

Grabitja
Së bashku me 2 persona të tjerë, Përparim Ibrahimi dhe Artur Gjoka, Barçi kreu një grabitje me vlerë 60 milion lekë në vitin 1997. Por pasi morën paratë, ai vendosi se i donte ato të gjitha për vete, ndaj i qëlloi për vdekje dy bashkëpunëtorët e tij.
Ai mbërriti në Britani me bashkëshorten e tij në vitin 2002, duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova.
Në vitin 2009 ai u dënua në mungesë për vrasjen e dy personave në qytetin e Burrelit, në Korrik të vitit 1997 dhe mbi të kishte një urdhër-arrest.

Ekstradimi
Ai u ndalua në vitin 2005 në Londër. Tashmë, Barçi, baba i tre fëmijëve do të duhet të shlyejë dënimin me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë.
Gjatë betejës së tij në Britani, ai deklaroi se do të vritej nëse kthehej në Shqipëri për shkak të gjakmarrjes.
Mbrojtja pretendoi gjithashtu se Barçi, cili kishte nënshtetësi britanike do të kishte probleme mjekimet e nevojshme nëse do të shkonte në një burg shqiptar.
Sipas DailyMail, ai u shoqërua drejt Tiranës nga një grup oficerësh të Interpol, disa javë pasi Gjykata e Lartë e Londrës vendosi që të ekstradohej.
“Mund ta konfirmojmë se Saliman Barçi u ekstradua më 13 Korrik dhe pasaporta e tij britanike është revokuar”, tha një zëdhënës i Home Office. TVKlan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.