DETAJE/ Si u tradhtuar bosi i drogës së “Gamorrës” shqiptare

DETAJE/ Si u tradhtuar bosi i drogës së “Gamorrës” shqiptare

83
0
Shares
Dario Myftiu

Dario Myftiu, 38 vjeçari i cili u kap nga policia shqiptare në Durrës disa ditë më parë, konsiderohet një ndër njerëzit më të kërkuar në Itali, pasi është koka e një bande shqiptare që furnizonte zonën e Padovës në Itali me marihuanë, kokainë dhe heroinë.
Myftiu, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh, është vënë në pranga pas një urdhër-arresti të Gjykatës së Padovës më 6 Korrik të këtij viti për trafik droge, njoftoi Policia e Durrësit.
Sot mediat italiane shkruajnë, bazuar në detajet e Prokurorisë, se lideri i bandës, Dario Myftiu, është tradhtuar nga shënimet e tij të shkruara me dorë mbi pakot e drogës ku shënonte sasinë.
Prokuroria italiane thotë se kjo organizatë funksiononte me stilin e “Gamorrës”, mafies italiane. Gratë, të dashurat, motrat dhe vëllezërit e të arrestuarve ofronin mbështetje për të afërmit e tyre. Kjo dukej sidomos kur të pandehurit ishin në arrest shtëpie dhe të afërmit u krijonin kushte të mira dhe u ofronin ndihmë për t’u arratisur në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY