Vijon të shtohet numri i personave të helmuar në Tropojë edhe sot. Të paktën 120 perosna janë paraqitur dy ditët e fundit në spitalin e qytetit duke shënuar helmimin më të madh masiv që ka ndodhur ndonjëherë në këtë qytet.
Helmimi ndodhi nga një lokal në qytet i cili shfrytëzohet nga Dashmir P, në lagjen “28 Gushti”.
Të gjithë pacientët kanë konsumuar qofte që është edhe specialiteti i këtij lokali ndërkoha që mosha e të sëmurëve renditet nga 3 vjec deri në 50 vjec.
Në lidhje me ngjarjen, policia thotë se janë kryer veprimet procedurale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse. Po ashtu, pas hetimeve policia thotë se ka vënë në pranga Dashmir P, 47 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pronarin e lokalit ku ndodhi edhe helmimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/