Zbardhet dëshmia e të dashurit të Luanës: Ja si u përlesha me...

Zbardhet dëshmia e të dashurit të Luanës: Ja si u përlesha me fansin e çmendur

196
0
Shares

Biznesmeni kosovar, Krenar Çoçaj, ka qenë shpëtimtari i Luana Vjollcës, ditën kur ajo është trembur më shumë nga fansi i saj i zjarrtë, Besmir Lila. Për shkak të shqetësimeve që moderatorja kishte nga Lila, biznesmeni ka shkuar të shoqëronte mikeshën e tij gjatë largimit nga ambientet e punës.
Në deklarimet e dhëna pas ngjarjes, të cituara në vendimin e Apelit, Çoçaj ka sqaruar se ka ndërhyrë menjëherë, kur të bllokuar në trafik tek Unaza e Re, ka parë Besmir Lilën t’i shkojë te xhami i makinës moderatores Vjollca. Në lidhje me grushtimin e Lilës, Çoçaj ka sqaruar se ka reaguar, pasi është qëlluar prej tij dhe për ta penguar që mos të nxirrte ndonjë armë nga çanta e tij.

DESHMIA E ÇOÇAJT

Sipas materialit kallëzues, Oficeri i Policisë Gjyqësore, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasin Krenar Çoçaj, i cili ka shpjeguar se ishte i lidhur prej dy vjetësh me shtetasen Luana Vjollca, e cila punonte në TCH. Kësaj shtetaseje, prej dhjetorit 2016, e përndiqte një person, i cili i shkruante vazhdimisht dhe e ndiqte atë nga pas ku ajo shkonte, shkak për të cilin ajo ka qenë e shqetësuar. Për këtë arsye ai ka shkuar për ta shoqëruar atë ditë nga puna. Më tej, sipas deklaruesit, ndërsa po ktheheshin në Tiranë, secili në makinën e tij, tek Unaza e Re ka parë që Luanën e ndiqte një mjet, që tentonte t’i dilte para.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY