Vajza iu mbyt në det, nëna rrëfen dhimbjen: Na la pas dy...

Vajza iu mbyt në det, nëna rrëfen dhimbjen: Na la pas dy jetimë

123
0
Shares

Nëna e Manuela Marajt, Xhemile Gjonpali, nga Elbasani, nuk mund të përmbahet për fatin e së bijës, e cila i la jetimë dy fëmijë mjaft të mitur. Duke folur per tragjedine qe u ndodhi pasditen e se shtunes ne plazhin e Vlores, ajo trgeon mes lotesh.
“E çfarë të them unë? Ne na ndodhi kjo se nuk kishte rojë bregdetare që të shpëtoheshin tri jetë. Unë kam humbur vajzën, dritën e syve. Na la dy fëmijë jetimë. Iku për faj të shtetit”, shprehet mes lotëve nëna e Manuelës, e cila dje ndodhej në banesën e saj, në lagjen “Pavarësia”.
Sipas rrëfimit, Manuela ishte nëna e dy fëmijëve 9 dhe 4 vjeç, ndërsa Xhoana Cani ishte nëna e një djali 6-vjeçar. Ato kishin shkuar në plazh të shoqëruara me fëmijët dhe motrën e vogël të Xhoanës. Ka qenë Xhensila, motra e Xhoanës, ajo e cila ka rrezikuar fillimisht të mbytej.
Pasi ka kërkuar ndihmë, dy vajzat e tjera kanë hyrë në ujë, por rrymat i kanë marrë ato. Xhensila është shpëtuar nga një tjetër plazhist në zonë.
Dy vajzat kanë hyrë në ujë, ndërsa për t’i ndihmuar është futur edhe i riu nga Maqedonia, por fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk ka arritur të dalë dot gjallë. Fëmijët kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, ndërsa vajza e Manuelës është ende duke kërkuar nënën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY