Kapen 4 emigrantë shqiptarë duke kaluar drejt Anglisë me helikopter privat

Kapen 4 emigrantë shqiptarë duke kaluar drejt Anglisë me helikopter privat

131
0
Shares

Katër emigratë shqiptarë janë arrestuar teksa po tentonin të kalonin nga Franca drejt Britanisë me një helikopter privat.
Katër shqiptarët, mes tyre dy gra dhe një fëmijë u arrestuan bashkë me pilotin britanik dhe dy britanikë të dyshuar si kontrabandistë të emigrantëve shqiptarë ndërsa helikopteri po përgatitej të dilte nga një aeroport në Marck, pranë portit verior të Calais.
Calais është një trampolinë për emigrantët që përpiqen të kalojnë Kanalin në Britani, normalisht duke u larguar me kamionët që hipin në anije.
Prokurorët tha të martën se ky është rasti i parë që tentohet të kalohet drejt Britanisë me helikopter privat.
“Është hera e parë që zyra e prokurorit të Boulognes është thirrur për të hetuar një përpjekje për të kontrabanduar emigrantët nga ajri”, tha zyra e prokurorëve në Boulogne, pranë Calais.
Helikopteri  ishte ende në terren dhe piloti ishte në kontroll edhe pse emigrantët nuk kishin hipur kur u kryen arrestimet.
Piloti dhe kontrabandistët e shqiptarëve ndodhen në paraburgim dhe mund të përballen me akuzat për ‘ndihmë të huajve pa dokumente si pjesë e një grupi të organizuar’.
“Ne ende nuk kemi një profil të plotë të pilotit. Hetuesit po presin që autoritetet britanike të dërgojnë informacion”, shtoi zyra e prokurorisë.
Një zëdhënës tha se nëna shqiptare dhe fëmija i saj ishin ‘zhdukur’ pasi u dërguan në spital për kontroll.
Gruaja tjetër shqiptare dhe një burrë po mbahen në një qendër të mbajtjes së emigrantëve.
Vetëm javën e kaluar, Kryeministri francez Edouard Philippe përmendi një plan për të trajtuar numrin e madh të emigrantëve që mbërrijnë në vend, por pranoi se ai nuk ka ‘shkop magjik’ për të zgjidhur një situatë që është më e madhe se Franca.
Plani kërkon përshpejtimin e kërkesave për azil, krijimin e më shumë qendrave të strehimit për azilkërkuesit dhe masa të tjera për ta bërë jetën më të lehtë për njerëzit që shpresojnë të qëndrojnë në Francë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY