Në bixhoz me Patozin? Mustafaj: Ju tregoj si qëndron e vërteta

Në bixhoz me Patozin? Mustafaj: Ju tregoj si qëndron e vërteta

133
0
Shares

Pas nje postimi shoqeruar me foto, ku akuzohej se kishte shkuar ne kazino se bashku me kritikun e ashper te Bashes ne PD, ish-deputetin Astrit Patozi, ka reaguar ish-ministri i Berishes, Besnik Mustafaj.
Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Mustafaj sqaron postimin ironik te publikuar ne faqen Lolita dhe sqaron te verteten e tij.

POSTIMI

E dashur Lolita, per hire te simpatise qe kam per ty, po ta sqaroj se burri, te cilit i ke vene emrin tim, nuk jam une. Une kam shkuar ne kazino me shume se nje here. Por kurre me Astrit Patozin. Nuk kam patur rast.
Madje as nuk e di nese atij i pelqen ky argetim. Kam qene me te tjere miq politikane, madje edhe te niveleve te larta, shqiptare dhe te huaj, si dhe me shkrimtare dhe artiste po ashtu shqiptare dhe te huaj.
Pra, me siguri qe do te shkoj perseri kur te kem rast. Nje nga shkrimtaret dhe filozofet e mi me te dashur, Albert Camus, fitues i çmimit Nobel, thote per veten e tij se ka shume vese, por nuk eshte rob i asnjerit. Une jam i tille. Por nuk kam bere kurre ne jeten time diçka per t’u ndjere me pas i turperuar. Ky sqarim ka vlere per ty, e dashur Lolita, qe je manipuluar kesaj here, por u drejtohet edhe te gjithe dashamireve dhe dashakeqinjve te mi. Secili prej tyre le ta lexoje sipas menyres se vet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY