FOTO/ 24 Orët e Suada Sherifit: Si ma ndryshoi jetën ardhja e...

FOTO/ 24 Orët e Suada Sherifit: Si ma ndryshoi jetën ardhja e Deisy-t

245
0
Shares

Kishte vetëm dy javë që kishte sjellë në jetë vajzën e saj Deisy kur ishte e ftuar për herë të parë në studion e “Rudina” në Tv Klan, ndërsa sot është rikthyer më në formë dhe më e mbushur se asnjëherë më parë. Dhe jo vetëm për trupin dhe linjat (ato i fitoi në vetëm pak ditë pas lindjes), por sidomos sepse tani, Suada Sherifi ka nisur një fazë të re të jetës.
Si të gjitha nënat e reja, edhe Suadës i duhet të bëjë shumë sakrifica për familjen e sidomos të gjejë gjithmonë kohën për vajzën e saj, e cila e do gjithmonë pas vetes. Përveç kohës me të, Suada nuk do të shkëputet nga profesioni i saj i juristes të cilin e bën me shumë qejf, por po ashtu, së fundi ka marrë një nismë të re duke hapur një klinikë estetike që e menazhon vetë.
E rikthyer në studion e programit të pasdites “Rudina”, Suada rrëfen se kjo periudhë për të ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft e ngarkuar. Që pas lindjes së Deisy-t, jeta i ka ndryshuar jashtëzakonisht, por bashkë me mëmësinë, ajo do që të ketë edhe kohën për të bërë gjërat e saj, nuk do ta lërë pas dorë punën dhe as biznesin që sapo ka hapur.
E pyetur si është kjo periudhë tani për të, ish Miss Shqipëria tregon se është e ngarkuar, ama një periudhë e lumtur: “Lindja e Deisy-t ka ndikuar shumë tek unë, e ka ndryshuar jashtëzakonisht jetën, sepse tani e kuptoj që jam më e organizuar, në atë mënyrë që mami im kërkonte gjithmonë nga unë. Çdo gjë është bërë me orar, me regjim, për shkak të Deisy-t….”
Por Suda tregon se do të bëjë edhe gjërat e saj. Ajo e di që edhe për vajzën është më mirë që prindërit të jenë në aktivitet: “Kam dëshirë që të ndërtoj edhe gjërat e mia, kjo gjë më motivon edhe më shumë. Kam pasur ambicie edhe para lindjes së Deisy-t, por lindja e saj ma ka shtuar. Dua që të punoj në mënyrë që t’i siguroj edhe asaj diçka…. Në të vërtetë, jam e befasuar nga vetja që po e bëj këtë gjë…”
Tani që e gjithë dita i ka kohët e ndara, te zyra e juristes, te biznesi dhe te Deisy, Suada përpiqet të bëjë më të mirën dhe të mos mungojë në asnjërën prej tyre. E pyetur si e gjeti veten përballë një klinike estetike dhe pse ky vendim, ajo tregon se ky lloj biznesi ka filluar të jetë shumë i kërkuar në Shqipëri edhe për faktin se, sidomos gjinia femërore, kanë filluar të tregojnë më shumë kujdes për veten, aq sa duan të dinë, të edukohen, por edhe të trajtohen më shumë. Kështu, edhe pse mes një periudhë shumë të ngjeshur, vendosi të marrë përsipër edhe një sfidë tjetër: “Dita ime në këtë periudhë është shumë e zënë, sepse e dimë të gjitha se çfarë sakrificash duhet të bësh në këtë kohë, por i mora përsipër sakrifiacat dhe mendoj se ia kam dalë mbanë. Kam një muaj e gjysmë që kam hapur klinikën etetike, ndihem shumë mirë si sipërmarrëse, sepse që në ditët e para mora reagime shumë pozitive, e shoh që njerëzit kanë besim tek unë. Është diçka që mendoj se ka shumë perspektikë. Ne të gjithëve na pëlqen të kujdesemi për veten. Pastaj kisha edhe njohjet, lidhjet, kontaktet e duhura… Besoj se do eci shumë mirë.”
Por si ia del të jetë brenda fushës estetike dhe të ketë një komunikim të mirë me klientët që vijnë në klinikë? “Unë lexoj pa fund në internet, merrem çdo ditë me këtë pjesë, sepse informacionet duhet të jenë të përditësuara. U jap këshilla bukurie me shumë kënaqësi të gjithë atyre që vijnë në klinikë, e bëj me shumë qejf….”
Dhe në fund të ditës, pas maksimumi 6 deri 7 orëve larg Deisy-t, rruga sërish për në shtëpi. Çlodhja dhe shëtitja e pasdites me vajzën…. Jeta ka marrë një drejtim tërësisht të ri, me shumë sfida të reja e shumë sakrifica, por kur shfaqet Deisy para mamit, të gjitha “muret” bien. Për të ia vlen çdo lloj nisme, sakrificë apo risk.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY