9 janë të arrestuarit për vepra të ndryshme penale, ndërsa 1 ishte i shpallur në kërkim. Ndërkohë në gjendje të lirë janë proceduar 9 veta, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim.
Kështu, një 34 – vjeçar me iniciale A. Q, banues në Tropojë është arrestuar pasi në rrugën “Bardhok Biba”, te lokal “Del Gusto”, ka plagosur me thikë në krah, një 38 – vjeçar palestinez, me iniciale S. Y. i cili banon në Tiranë. Ky i fundit, sqaron policia rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje. Ai ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.
Një 32 – vjeçar me iniciale E. N., banues në Fier, i dënuar me parë për vjedhje, u arrestua po për të njëjtën akuzë, pasi u kap duke vjedhur paketa cigaresh e pije, në kioskën e 27 – vjeçares F. Gj. në rrugën ‘’Sulejman Pasha‘’. I arrestuari rezulton se është dhe autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.
20 – vjeçari K. Sh. u arrestua pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë kompleksit ‘”Molla” ka aksidentuar me makinë këmbësoren T. Y., vjeç 74, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Një 16 – vjeçar me iniciale E. A. u arrestuar pasi u kap me 6 cigare kanabis.
Një 31 – vjeçar u kap duke drejtuar në gjendje të dehur. Një 42 – vjeçar u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin, ashtu sikurse edhe një 52 – vjeçar, i cili gjithashtu drejtonte një motor sportiv, pa leje drejtimi.
36 – vjeçari E.Q u arrestua pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ai kishte goditur më herët një tjetër mjet, duke shkaktuar dëme materiale.
Ndërsa 59 – vjeçari R. L., i dënuar më parë për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, u arrestua pasi në rrugën “Zihni Sako” ka humbur kontrollin e motorit, që i jepte pa leje drejtimi dhe është rrëzuar, duke u vetëdëmtuar. Ai ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, shkruan klan.
Ndërsa Valmir G., 28 – vjeç u arrestua pasi rezultonte i shpallur në kërkim për vjedhje. Më 10 Qershor të vitit të shkuar, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/