EMRAT/ Vlorë, 2 oficere policie ne pranga, njeri bashke me vellain

EMRAT/ Vlorë, 2 oficere policie ne pranga, njeri bashke me vellain

122
0
Shares

Dy inspektor policie, njeri prej tyre bashke me te vellain jane tre nga kater personat qe u arrestuan sot ne Vlore.
Bëhet fjalë për inspektorin e policisë së Llakatundit, në Vlorë, Lirim Lamaj, i cili kishte si detyrë të inspektonte zonën për kanabis. Operacion policor është zhvilluar në Vlorë ku janë sekuestruar 15 ton kanabis. Lamaj bashke me te vellane kishin mbjelle një parcele me rreth 260 rrenje kanabis. Bashke me ta u arrestua edhe oficeri tjeter Avdyl Sinanaj si dhe Balil Gjata nga fshati i Drithasit.

Njoftimi policise:

Me datë 13.07.2017 ora 23:30 nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të SH.Ç.B.A–së Vlorë në përfundim të Operacionit NDËSHKIMI u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale të Kultivimit të lëndeve narkotike, Shpërdorimit të Detyrës dhe Moskallëzimit të krimit vepra penale këto të parashikuara nga nenet 248, 300 dhe të K.Penal i shtetasve të mëposhtëm:

  1. Inspektor Lirim Lamaj i biri Mamanit dhe i Myneveres i datëlindjes 20.10.1968 lindur në Vlorë dhe banues në Fshatin Drithas të njësisë administrative Shushicë,Vlorë me detyrë S.P.Z në Komisariatin e Policisë Vlorë. Arrestuar për Veprat penale të Kultivimit të bimëve narkotike dhe Shpërdorimit të Detyrës, parashikuar nge nenet 284 dhe 248 I K.Penal
  2. Inspektor Avdyl Sinanaj i biri Nazifit dhe i Bejtes i datëlindjes 15.05.1961 lindur në Vlorë dhe banues në Lagjen Partizani Vlorë,me detyrë S.P.Z në Komisariatin e Policisë Vlorë. Arrestuar për Vepren penale të Shperdorimit të Detyrës.
  3. Shtetasin Astrit Lamaj i biri Mamanit dhe i Myneveres i datëlindjes 02.02.1980 lindur në Vlorë dhe banues në Fshatin Drithas të njësisë administrative Shushicë,Vlorë. Arrestuar për Vepren penale Kultivimit të bimëve narkotike.
  4. Shtetasin Balil Gjata i biri Abdurramanit dhe i Hurmase i datëlindjes 21.01.1948 lindur në Drithas,Vlore dhe banues në Fshatin Drithas të njësisë administrative Shushicë,Vlorë me detyrë kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për Vepren penale të Shpërdorimit të Detyrës dhe Moskallëzim Krimi.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga oficerët e SH.C.B.A-së Vlorë në banesën e shtetasve Lirim Lamaj dhe Astrit Lamaj në oborrin e banesës së këtyre të fundit u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 270 bimë të mbjella të dyshuar Canabis sativa.Materialet ju referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për hetim të metejshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY