Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Katari sfidon embargon e fqinjëve, importon 165 lopë me… avionë

12/07/2017
FOTO/ Katari sfidon embargon e fqinjëve, importon 165 lopë me… avionë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kopeja e parë e lopëve, e transportuar në rrugë ajrore, mbërriti në Katar jo vetëm për të prodhuar qumësht, por edhe për të zbutur efektin e embargos që i është vendosur këtij emirati të pasur me gaz nga fqinjët e tij, njoftoi sot një përgjegjës i këtij projekti.
Të 165 lopët të racës “Holstein”, që vijnë nga Hungaria, bëjnë pjesë në një grup prej 4 000 lopësh që do të importohen nga Katari dhe do të transportohen me avionë deri në muajin gusht.
Kopeja, që do të vendoset në një fermë prej 80 kilometrash katrorë në Doha, është në qendër të një interesi të veçantë të medias dhe po shkakton një ndjenjë krenarie në Katar, që shikon në këtë operacion një tjetër shenjë të sfidës që vendi po i bën fqinjëve të tij.
“Ne kemi 165 Holstein, të gjitha të seleksionuara me kujdes për të prodhuar qumësht”, deklaroi për gazetarët, John Dore, një përgjegjës i “Baladna Livestock Production” që drejton këtë operacion.
“Kemi 35 lopë që prodhojnë qumësht dhe 130 do të fillojnë për dy ose tre javë”, shtoi ai.
Më 5 qershor, Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe i vendosën sanksione ekonomike, duke e akuzuar se po mbështet terrorizmin si dhe për afrimin me Iranin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.