EMRAT/ Lejuan 8 ton kanabis drejt Italisë, nën hetim 11 punonjës të...

EMRAT/ Lejuan 8 ton kanabis drejt Italisë, nën hetim 11 punonjës të doganave dhe të policisë

122
0
Shares

Janë vënë nën hetim 11 pnonjës të policisë dhe doganave pasi lejuan kalimin e 8 tonëve drogë drejt Italisë.
Para 5 muajsh një shtetas maqedonas kaloi nga Shqipëria drejt Italisë 8 ton kanabis pa u vënë re nga askush. Krimet e Rënda kanë kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim sigurimin e provave që do të vërtetonin implikimin e doganierëve të Durrësit në trafikun e drogës.
Për 11 punonjësit e portit të Durrësit, prej nga ka kaluar pa u vënë re nga askush kamioni me 8 tonë drogë, është shpallur moskopetenca nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe momentalisht dosja në ngarkim të tyre i është referuar prokurorisë së Durrësit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Por gjatë kësaj kohe është konsideruar se ata nuk janë të implikuar në trafikun e drogës dhe për pasojë, çështja ndaj tyre i është përcjellë prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë hetimet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Punonjësit që janë vënë nën hetim:
Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës.
Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY