Gjykata e Durrësit liron baronin e drogës që kishte bunker

Gjykata e Durrësit liron baronin e drogës që kishte bunker

146
0
Shares

I konsideruar si një ndër baronët më të mëdhenj të drogës, Alket Hatija, i cili u arrestua para kater ditesh ne qytetin bregdetar, pasi kerkohet nga drejtesia italiane, u lirua sot nga gjykata e Durrësit. Arrestimi i krye pas të dhënave të karabinierëve të Milanos, që e kërkonin 41 vjecarin shqiptar në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg.

Media italiane Ansa, shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një shokun e tij.

Por një mundësi për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë i izoluar si me qenë në një bunker në Berat, i cili rruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

arrestohet

Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

Hatija njihet si një trafikant i “pastër”, dhe se nuk e prekte asnjë gram të substancës me dorë, por në sajë të telefonatave (rreptësisht të disponueshme) ai ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha drogë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY