Elbasan, vdes pacientja 18-vjeçare në operacion, procedohet mjekja kirurge

Elbasan, vdes pacientja 18-vjeçare në operacion, procedohet mjekja kirurge

103
1
Shares

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” në ngarkim të J. K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan.
Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale te pacientja K. I.
Pacientja K. I.,  ndërroi jetë pak pas operacionit.
Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.
Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko-ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96  i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY