Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mimi Kodheli paralajmëron “drejtësi” për njerëzit e LSI-së në administratë

10/07/2017
Mimi Kodheli paralajmëron “drejtësi” për njerëzit e LSI-së në administratë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur vjen puna te LSI, socialistët nuk e mohojnë atë që pritet të ndodhë në administratë që në nisje të qeverisjes së ardhshme. Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli ka paralajmëruar shkëputjen e të gjitha lidhjeve nepotike në administratë, kur u pyet për LSI, gjatë një interviste për Gazeta Shqiptare. Madje Kodheli ishte e prerë kur tha se “do të bëhet drejtësi” në lidhje me të gjitha emërimet e paligjshme në administratë.
“Gjëja e parë dhe e fundit që ne do të bëjmë është respektimi i ligjit. Bazuar në këtë gjë gjithsekush duhet të ndihet i sigurt se zbatimi i ligjit do të jetë në krah të gjithsecilit, që me të drejtë është punonjës i Administratës Civile. Sigurisht që kjo nuk do të thotë që të gjithë ata që në mënyrë të padrejtë, në mënyrë nepotike, në mënyrë kaotike, në mënyrë abuzive kanë marr një post që nuk e meritojnë, nuk do të rishikohen si një kazus, si një rast që duhet të zgjidhet apo duhet të sistemohet ndryshe, apo duhet të vihet drejtësia në vend. Shqipëria është një vend i vogël, gjithsekush njeh gjithkënd, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të vazhdojmë të zbatojmë me rigorozitet radhitjen sipas meritës, sipas pikëve, sipas procedurave dhe sipas kurikulumeve që gjithsekush ka në CV-në e vet. Askurrkush nuk duhet të ketë frikë nga asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të zbatojmë ligjin, do ta bëjmë këtë gjë me seriozitetin që na takon, si një forcë politike që nuk është armik i askurrkujt, por është mik i gjithkujt sidomos kur flitet për ata që ligjin e zbatojnë”
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është shprehur pozitive për një aleancë me deputetët e PDIU-së. Megjithëse kreu i kësaj force politike është lënë jashtë parlamentit, socialistët duket se do të mirëpresin në gjirin e tyre 3 votat që mori partia e çamëve këto zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.