Dyndje për pushime, ja si është situata e trafikut sot në rrugët...

Dyndje për pushime, ja si është situata e trafikut sot në rrugët kryesore

176
0
Shares

Të gjithë shqiptarët kanë marrë pushimet dhe janë bërë gati për pushime. Por fluksi i madh i makinave dhe nisja për në qytetet bregdetare, sjell dhe trafikun. Më poshtë ju paraqesim situatën në rrugët kryesore.

SHKODËR: Në të gjithë akset rrugore të qarkut Shkodër ka trafik normal të pandërprerë të mjeteve, nuk janë regjistruar aksidente dhe bllokime të trafikut në zonën e Velipojës.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të tjera janë vendosur sipas planizimit për sezonin turistik.
DURRËS: Në të gjithë akset rrugore të Durrësit ka trafik normal të pandërprerë të mjeteve, nuk janë regjistruar aksidente dhe bllokime të trafikut në zonën e plazhit të Durrësit sidomos në Gjirin e Lalëzit.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të shërbimeve të tjera janë vendosur sipas planizimit për sezonin turistik.
Në ndihmë të shërbimeve të Qarkut Durrës në zbatim të planit të masave janë 5 punonjës të Policisë Rrugore Tiranë, ndërkohë që në zonën e Golemit në Kavajë janë planizuar për ditën e sotme dhe në vijim 6 punonjës të Policisë Rrugore Tiranë, të cilët monitorojnë trafikun në këtë zonë bregdetare.
Autostrada Tiranë _ Maminas:
Në orët e mëngjesit ka patur fluks të madh mjetesh nga kryeqyteti për në drejtim të Durrësit dhe të Gjirit të Lalëzit.
Kanë ndodhur 4 aksidente me dëme materiale(përplasje mjetesh) dhe një aksident me pasojë plagosjen e një shtetasi.
Kryerja e veprimeve në këto aksidente ka shkaktuar vonesë të përkohëshme dhe bllokim të trafikut.
Situata u përmirësua për një kohë relativisht të shkurtër dhe tani trafiku po rrjedh normalisht.
Ka shërbime të përforcuara në këtë segment rrugor të Policisë Rrugore dhe shërbime të tjera të Policisë Shtetit.
Lezhë- Fier – Vlorë: Në të tre qarqet e mësipërme nuk janë vënë re bllokime ose ngadalësime të trafikut gjatë mëngjesit të sotëm dhe në vijim deri në orët e drekës.
Në të tre qarqet ka shërbime të përforcuara të Policisë Rrugore, të Policisë së Rendit dhe të FLO.
Edhe në brendësi të zonave turistike, plazhet e Divjakës, plazhet e zonave të Himarës dhe të gjithë bregut të jugut, Sarandës, të Shengjinit janë nën kontroll normal të shërbimeve të Policisë Rrugore.
Kjo është situata në përgjithësi nga mëngjesi i sotëm e deri tani.
Mbasdite pritet rëndim i situatës dhe ngarkesë mjetesh në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit – Mbikalimi-Maminasit si dhe në aksin Durrës -Tiranë.
Shërbimet e Policisë Rrugore pas orës 16,00 do të përforcohen me të tjera shërbime shtesë për të përballuar flukset e kthimit dhe të hyrjes në Tiranë.
Policia Rrrugore këshillon drejtuesit e mjeteve në rast fluksi në mbasdite për kthimin në Tiranë nga Durrësi të përdorin edhe rrugë alternative nëpërmjet rrugës së Ndroqit dhe ditën e nesërme për ata drejtues mjetesh që kërkojnë të dalin nga Tirana për në Durrës dhe për të shkuar në destiancionet e Jugut të zgjedhin sipas rastit këtë segment rrugor alternativ.
Janë porositur Drejtuesit e Policisë Rrugore Durrës, Tiranë, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Fier që në çdo rast të ndodhjes së aksidenteve rrugore me ose pa pasojë në këto akse rrugore si dhe të bllokimit të trafikut dhe të krijimit të rradhëve të njoftojnë menjëherë me qëllim njoftimin në kohë nëpërmjet medias të drejtuesëve të automjeteve për bllokimet e mundshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY