Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Ja kujt i përket lokali që u shpërthye me eksploziv, pistat e hetimit

08/07/2017
Shpërthim me eksploziv në një lokal në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhen detaje nga shpërthimi me eksploziv dje ne një lokal te Komuna e Parisit në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në një lokal bastesh sportive, rreth orës 02:00, në rrugën “Medar Shtylla”, te “Komuna e Parisit”, në kohën kur ambienti ishte i mbyllur.
Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë dje se një sasi prej rreth 50 gramë tritol ishte vendosur pranë gjeneratorit të energjisë elektrike, në verandën e lokalit.
Ambienti ku ndodhi shpërthimi prej disa kohësh administrohet nga 32-vjeçari Irid Dibra, i cili nga verifikimet nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm, apo probleme me persona të tjerë.
Sipas Policisë, pronari i lokalit rezulton vetëm me një procedim të mëparshëm, për drejtim mjeti në gjendje të parregullt, në vitin 2015, çështje që është pushuar nga Prokuroria.
“Nga hetimet paraprake të kryera, rezulton se është vendosur një sasi e vogël lënde eksplozive, ku për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit, si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve”, tha zyrtarisht Policia.

HETIMI
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit nr.2 kanë rrethuar zonën dhe oficerët e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Burime nga grupi hetimor thanë se është marrë në pyetje pronari i lokalit, shtetasi Irid Dibra, i cili ka deklaruar se nuk ka probleme me njeri dhe nuk ka marrë asnjë kërcënim. Sipas tij, ngjarja mund të jetë ndonjë formë paralajmërimi për të hequr dorë nga lokali, i cili kërkohet për t’u marrë me qira edhe nga persona të tjerë.
Megjithatë, burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që shpërthimi të ketë ndodhur për motive konkurrence, pasi në zonën ku ndodhi ngjarja janë të shumta lokalet e basteve sportive.
Ndonëse nuk rezulton person me probleme, Policia po verifikon edhe ndonjë konflikt që Dibra mund të ketë pasur për çështje personale, apo edhe me ndonjë prej klientëve që mund të ketë humbur para aty kohët e fundit.

Tags: detajekomuna parisitshperthim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

Sera e kanabisit në Berat, 133 vite burg për 17 ‘fermerët’. SPAK shpalli pretencën

26/03/2026
Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

Kërcënimi i Kalasë, prokuroria e Tiranës nuk hap çështje penale

26/03/2026
‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

‘Dosja Balluku’/ Berisha: SPAK nuk ekziston më, hetimi u bllokua 3 muaj, prokurori i guximshëm u kërcënua

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.