Takimi kokë më kokë me Trump dhe Putin ka arritur në një marrëveshje historike për Sirinë.
Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Rexs Tillerson, Putin dhe Trump kanë arritur një marrëveshje për armëpushim në Siri.
“Kjo është shenja e parë që SHBA-të dhe Rusia mund të bashkëpunojnë shumë mirë për çështjen e Sirisë”, tha Tillerson ditën e sotme.
“Dy liderët patën një diskutim të gjorë për Sirinë dhe duket se Presidenti sirian, Bashar Al Asad do të lërë pushtetin shumë shpejt”, shtoi Tillerson.
“Se si Asadi do të largohet, kjo ende nuk është e qartë”, vijoi Tillerson duke folur për gazetarët në Hamburg, në samitin e G20-s.
Marrëveshja mes Trump dhe Putin është arritur pas dy orësh e 16 minutave. Besohet se në fokus, veç Sirisë, ka qenë edhe ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.






