Duam apo jo, robotët janë e ardhmja, dhe kjo nuk është hera e parë që e dëgjojmë këtë shprehje. Dhe robotët do të zëvendësojnë edhe punët e ndërtimit.
Sipas TechSot, ky është qëllimi i një kompanie amerikane në bazuar në New York, Construction Robotics.
Roboti në fjalë quhet ‘Sam’, dhe funksioni i tij kryesor është ndërtimi me tulla. Ky robot ka filluar të programohet para 10 viteve, dhe tashmë duket se ka arritur në një nivel ku mund të përdoret në fushën e ndërtimit. TechSot raporton se Sam-i mund të ndërtojë me tulla 6 herë më shpejt se një njeri, dhe me një precizon të përpiktë, duke përdorur lazera me kualitet të lartë.




