VIDEO/ SHBA “zbulojnë” pse Edi Ramës i mekej zëri për investimet e...

VIDEO/ SHBA “zbulojnë” pse Edi Ramës i mekej zëri për investimet e huaja

103
0
Shares

Pak ditë përpara mbylljes së fushatës Edi Rama u përball me gazetarët dhe ai mbeti gafil kur u pyeti nga Shkullaku dhe Fevziu nëse mund të përmendte qoftë edhe një investim të madh të huaj të mbërritur në vend gjatë qeverisjes së tij. Gjatë kësaj bisede Rama ka fillar të merret personalisht me gazetarët, i ka ofenduar: “ju nuk kuptoni”, i ka provokuar duke thënë se i lexojnë gabim raportet dhe në fund ka përsëritur mbi pesë herë: “Unë nuk hyj në këtë debat” (shiko vidon poshtë).
Por konkluzioni i këtij shkëmbimi ishte se ai nuk qe në gjendje të thoshte qoftë edhe një investim të madh të ardhur në Shqipëri.
Tani pak ditë më vonë, nga ShBA vjen edhe përgjigjja se përse kryeministrit i mekej zëri në debat. Ai jo vetëm që nuk ka arritur të sjellë investitorë të mëdhenj në vend, por Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbuluar edhe se përse ka ndodhur kjo.
Ky institucion në raportin për Klimën e Investimeve në vitin 2017, për Shqipërinë ka theksuar se “pavarësisht legjislacionit të favorshëm, investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal. Disa investitorë të mëdhenj të SHBA-ve janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit pas konflikteve të vazhdueshme tregtare, përfshirë disa që shkuan deri në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet në raport.
Ky konkluzion dramatik bëhet edhe më i rëndë pasi të njëjtat simptoma vërejnë edhe dhomat amerikane dhe gjermane të tregtisë.
Dhoma Gjermane e Tregtisë në një anketim për klimën e biznesit 2016 vërejti se Shqipëria renditet e 19-ta ndër 20 vende për atraktivitetin e investimeve, duke lënë pas vetëm Kosovën.
Pikërisht këtë fakt shqetësues ka denoncuar sot edhe në ditën e saj të punës si kryetare e një partie opozitare Monika Kryemadhi.
“Askush më qartë se raporti i departamentit amerikan të shtetit nuk e ka përshkruar klimën e biznesit në Shqipëri: ‘Investitorë të sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar, vazhdim i praktikave të biznesit informal’. Këto janë vetëm dy nga shumë përcaktime të tjera të rrënimit që po i bëhet bizneseve në Shqipëri. Veç atyre që janë klientë dhe sponsorizues të kryeministrit, çdo biznes tjetër ndjen mbi shpinë barrën e rëndë të korrupsionit dhe ryshfetit që duhet të paguajnë për të mbijetuar në një treg pa rregulla dhe klientelist”.
Dhe pikërisht këto arsye bëjnë më të qartë se përse Edi Rama nuk dinte të thoshte asnjë investim të madh në 23 qershor. Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY