Në fushë, ikona e Barcelonës, Lionel Messi është një gjeni i vërtetë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aftësitë e tij në kërcim.
Lëvizjet mediokre të Messit, janë filmuar në këtë video gjatë dasmës së 30-vjeçarit me të dashurën e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo.
Në klip duken përpjekjet e dështuara të yllit të futbollit për të kërcyer bashkë me të ftuarit e tjerë.




