Një 25 vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Lushnjës.
Kjo ndodhi pasi Xhevahir Gjata, 25 vjeç banues në Çermë duke drejtuar mjetin tip “Benz ”, me targa AA 420 CM, në aksin rrugor Librazhd -Stëblevë, në vendin e quajtur “Qafë-Drizë”, është përplasur me mjetin tip “Benz” me targa AA 662 BA , që drejtohej nga shtetasi M.Z., 36 vjeç banuese në fshatin Lunik.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Drejtuesi i mjetit me targa AA 420CM , pas përplasjes është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë u bë kapja dhe ndalimi i tij dhe gjatë kontrollit të dokumenteve rezultoi se ishte i pa pajisur me leje drejtimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/