Si më përdhunuan në grup në ditën time të martesës

Si më përdhunuan në grup në ditën time të martesës

163
0
Shares

Kur Terry Gobanga nuk u paraqit në ditën e saj të dasmës, askush nuk e mendonte se ajo ishte rrëmbyer, përdhunuar dhe hedhur si e vdekur në rrugë. Ishte një nga dy tragjeditë që goditën pastoren e re nga Nairobi. Por ajo është një e mbijetuar. Duhej të ishte një ditë e madhe dasme.

Isha pastore, kështu që të gjithë anëtarët e kishës do vinin, po ashtu edhe të afërmit. I fejuari im, Harry, ishte shumë i lumtur. Do martoheshim në Katedralen e Nairobit dhe kisha marrë me qira një fustan të bukur.
Por natën përpara martesës, kuptova se kisha disa nga rrobat e Harry-t, përfshi kravatën. Ai nuk mund të vinte në dasmë pa kravatë. Kështu që një mikesha ime qëndroi me mua gjatë natës dhe tha se do ia çonte herët në mëngjes. U zgjuam herët dhe e shoqërova deri tek stacioni i autobusit. Teksa po kthehesha në shtëpi, kalova pranë një djali të ulur mbi kofanon e një makine.
Papritur më kapi nga pas dhe më futi në sediljen e pasme. Aty ishin edhe dy djem të tjerë. Makina u largua brenda pak sekondash. Më futën një leckë në gojë. Nisa të godas me shqelma dhe tentova të ulërij. Kur e hoqa leckën nga goja, bërtita: “Sot është dita ime e dasmës”. Këtu mora goditjen e parë.
Një prej meshkujve më tha: “Bashkëpuno ose do të vdesësh”. Nisën të më përdhunojnë me radhë. Isha e sigurt që do vdisja, por sërish luftova për jetën time, kështu që kur njëri më hoqi leckën nga goja, i kafshova penisin. Ai ulëriti nga dhimbja dhe njëri prej tyre më theri në stomak.
Më pas hapën derën dhe më hodhën nga makina në lëvizje. Isha shumë larg nga Nairobi. Kishin kaluar më shumë se gjashtë orë që kur më kishin rrëmbyer. Një fëmijë më pa dhe njoftoi gjyshen. Njerëzit nisën të afrohen. Kur policia erdhi, më matën pulsin. Duke menduar se kisha vdekur, më mbështollën me batanije dhe më nisën në morg.
Por rrugës nisa të kollitesha. Polici ktheu makinën dhe më dërguan në spitalin më të madh qeveritar në Kenia. Mbërrita e shokuar, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Një nga infermierët e kuptoi se mund të isha nuse. Nisën të telefononin kishat nëse u mungonte një nuse.
Për koincidencë, kisha e parë që telefonuan ishte Katedralja e Nairobit. Ata konfirmuan se kishte një dasmë në orën dhjetë, por nusja nuk erdhi. Kur dëgjuan se isha në spital, prindërit e mi erdhi të shoqëruar nga njerëz të shumtë. Harry po mbante fustanin tim të dasmës. Por edhe media e kishte mësuar lajmin dhe mbërritën. Më dërguan në një tjetër spital, ku kisha më shumë privaci.
Mjekët që po më mjekonin plagët më dhanë një lajm të keq: “Plaga ka hyrë thellë në mitër, ndaj nuk do mund të bësh fëmijë”. Më dhanë një kontraceptiv emergjence dhe një ilaç për të më mbrojtur nga HIV/Aids. Harry vazhdonte të thoshte se donte të martohej me mua. “Dua të kujdesem për të dhe të siguroj që të shërohet dhe të kthehet në krahët e mi,” tha ai.
Unë nuk e shihja dot në sy. Vazhdoja t’i thoja që më vinte keq. Disa njerëz thoshin se ishte faji im që u largova nga shtëpia në mëngjes. Ishte shumë e dhimbshme, por familja dhe Harry më përkrahën. Policia nuk i kapi kurrë përdhunuesit e mi. Duhej të verifikoja shumë të dyshuar, por nuk njihja asnjë prej tyre.
Në korrik të vitit 2005, shtatë muaj pas dasmës së parë, Harry dhe unë u martuam dhe shkuam në muaj mjalti. Njëzet e nëntë ditë më vonë, ishte një mbrëmje shumë e ftohtë. Harry ndezi një sobë me qymyr dhe më vonë e dërgoi në banjë. Kur u kthye, më tha se po i merreshin mendtë. Nuk mund të flija, ndaj thashë të marrim edhe nga një batanije. Ai tha se nuk kishte më fuqi. E kuptuam se diçka nuk shkonte. Ai humbi ndjenjat. Edhe unë.
U zgjova në spital dhe pyeta se ku e kisha bashkëshortin. Më thanë se ishte në dhomën tjetër dhe po merreshin me të. U thashë se jam pastore dhe kam parë shumë gjëra në jetë, ndaj duhet të tregoheshin të drejtpërdrejtë me mua. Mjeku më pa e më tha: “Më vjen keq, burri yt nuk ia doli”.
Të ktheheshe në kishë për funeral, ishte diçka e tmerrshme. Një muaj më parë isha aty me fustan të bardhë. Tani isha me të zeza dhe përpara një arkivoli.

Njerëzit mendonin se isha e mallkuar dhe i mbanin fëmijët larg meje. Në një pikë nisa ta besoj edhe vetë. Autopsia zbuloi se Harry kishte vdekur nga asfiksia nga monoksidi i karbonit. Pësova një këputje mendore. Mendoja se Zoti më kishte braktisur.

Nuk e besoja që njerëzit mund të qeshnin, të dilnin jashtë dhe të jetonin. Një ditë isha në ballkon dhe po shihja ca zogj.

“Zot, përse kujdesesh për zogjtë dhe jo për mua,” thashë. U thashë të gjithëve se nuk doja të martohesha më. Por ishte një person- Tonny Gobanga, që më vizitonte vazhdimisht. Ai më inkurajonte të flisja për burrin tim dhe të mendoja për kohërat e mira.

Njëherë nuk më telefonoi për tre ditë rresht dhe u zemërova. E kuptova se më kishte rënë në kokë për të.

Tonny më propozoi për martesë, por i thashë të blinte një revistë dhe të lexonte hsitorinë time.

Ai erdhi sërish dhe më tha se donte të martohej me mua. I thashë se nuk mund të bëj fëmijë.

“Fëmijët janë një dhuratë nga Zoti. Nëse do i kemi, amen. Nëse jo, do kem më shumë kohë të të dashuroj ty,” më tha. Mendova: “Uau çfarë fjalish”.

Tonny u tha prindërve të tij, por ata i thanë se nuk mund të martohesh me atë, pasi është e mallkuar. Vjehrri im nuk erdhi në dasmë, por ne lidhëm kurorë.

Një vit pas martesës, kisha probleme dhe vizitova një mjek. Për habinë time, më tha se jam shtatzënë.

Gjithçka shkoi mirë dhe ne lindëm një vajzë, që e quajtëm Tehille.

Katër vjet më vonë lindëm një tjetër vajzë, të cilën e quajtëm Towdah. Sot vjehrrin e kam një mik të mirë.

Për tmerrin që kam kaluar, kam shkruar një libër, duke shpresuar se do u jap shpresë njerëzve që të ngrihen sërish.

I kam harruar personat që më sulmuan. Nuk ishte e lehtë, por e kuptova se po mërzitesha për njerëz që ndoshta nuk e çajnë kokën.

Besimi im më inkurajoi të fal dhe të mos e paguaj djallëzoren me djallëzore, por me të mirë.

Gjëja më e rëndësishme është të mbash zi. Kaloji të gjithë etapat. Mërzitu derisa të duash të bësh diçka për të ndryshuar gjërat.

Duhet të ecësh përpara, të zvarritesh nëse është nevoja. Por ec përpara drejt fatit tënd, pasi ai po të pret dhe ti duhet të shkosh atje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY