RAPORTI/ Çfarë ndodhi më 25 qershor, ja problemet që vuri re OSBE-ODIHR

RAPORTI/ Çfarë ndodhi më 25 qershor, ja problemet që vuri re OSBE-ODIHR

106
0
Shares

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ ODIHR renditi një numër të lartë parregullsish dhe shkeljesh të standardeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve të së dielës, shkruan sot “Panorama”.
Akuzat rëndojnë mbi të gjitha palët politike pjesëmarrëse në zgjedhje, si dhe me kritika për median dhe për transmetimin e materialeve të prodhuara nga partinë politike dhe të servirura si “lajme” të pavarura.
Raporti paraprak, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të OSBE-së, vëren se në të paktën 5 për qind të vrojtimeve të saj rastisi votim për persona të tjerë dhe moskontroll të rregullt të lyerjes së gishtit apo moslyerje të gishtit, si dhe fakti se rreth 5 për qind e firmave të hedhura në listat me emrat e votuesve dukej se qenë hedhur nga e njëjta dorë.
Sekreti i votës u raportua si me probleme në një numër të konsiderueshëm qendrash votimi, ku mjediset janë të vogla dhe prania e vëzhguesve partiakë, shpesh të paautorizuar, qe shumë e lartë dhe shumë pranë kutive të votimit, duke ekspozuar zgjedhjen e votuesve.
Prania e lartë e militantëve partiakë pranë qendrave të votimit si dhe mundësia e ushtrimit të presionit mbi zgjedhësit nga këto militantë qe një shqetësim tjetër, siç qe edhe keqpërdorimi i burimeve të sektorit publik. Raporti vëren se zbatimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të miratuar së fundmi, duket se kishte për synim interesin partiak më shumë sesa zbatimin e paanshëm të ligjit dhe sundimin e ligjit.
Përgjatë fushatës, LSI u ankua se komisioni i qeverisë për monitorimin e fushatës qe në fakt një grup linçimi për mbështetësit e kësaj partie në administratën publike. Raporti i OSBE/ODIHR-it duket se mbështet pretendimet e LSI-së, kur rendit një numër rastesh kur funksion arët e LSI-së apo PS-së u shkarkuan nga puna “në kundërshtim me procedurat ligjore”, si dhe për çështje që duket se nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me zgjedhjet.
“Në shumë raste, pushimet dhe pezullimet nuk u kryen në përputhje me procedurat ligjore”, vërehet në raport, duke përmendur rastin e shkarkimit të drejtorit të Postës Majlind Lazimi, përfaqësues i LSI-së, pezullimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit.
Raporti përmend gjithashtu akuzat se “bashkëshortja e një kandidati të LSI-së në Gjirokastër përdori fondet për subvencionimet e bujqësisë për të tërhequr vota”, si dhe faktin se Kryeministri Edi Rama bëri thirrje gjatë fushatës që policët të bënin aktivitet politik për partinë e tij, pavarë- sisht se kërkoi falje më vonë.
Raporti vëren gjithashtu se një përfaqësues partiak u kishte thënë vëzhguesve se kryebashkiaku i Fierit u ka bërë thirrje kompanive publike e private të pushonin nga puna simpatizantët e Partisë Demokratike.
Në Delvinë, nënvizon raporti, Partia Socialiste ushtroi presion mbi punonjësit publikë të merrnin pjesë në fushatë, si dhe mbajtën shënim emrat e pjesëmarrësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY