Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SELAMI XHEPA/Ku duhet patur kujdes në garën për kreun e PD-së

29/06/2017
SELAMI XHEPA/Ku duhet patur kujdes në garën për kreun e PD-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Humbja e thellë që shënoi lidershipi i zotit Basha në këto zgjedhje nuk mund të mos krijojë zhgënjime dhe keqardhje te çdo demokrat. Shkaqet e kësaj braktisjeje që iu bë PD-së janë të shumta dhe komplekse. Shkaqet e jashtme që lidhen me cilësinë e demokracisë dhe proceseve demokratike në kushtet e një vendi me varfëri të përhapur dhe ku vota është një mall gjerësisht i tregtueshëm, te lidhjet e krimit me politikën që vazhdon të jetë një temë shumë shqetësuese dhe serioze për të ardhmen e demokracisë dhe institucioneve qeverisëse të vendit, janë arsye reale dhe ndër shkaktarët e këtij dështimi.

Por sërish, duke qenë se PD ka qenë për tetë vitet e fundit në pushtet, ajo ka gjithashtu pjesën e vet të fajit se përse nuk u arrit të ndërtohej një demokraci me institucione funksionuese, ku administrata të ishte e depolitizuar dhe jashtë proceseve politike, ku opozita të kishte hapësira të mjaftueshme për të kontrolluar dhe mbikëqyrur qeverisjen, ku lidhjet e pushtetit me segmentet e errëta apo lobet influencuese dhe trafikuese të interesave të klaneve të merrnin fund.

Zoti Basha nuk mund ta niste “Republikën e Re” pa u ndierë gjithashtu fajtor për këto dështime të mëdha të viteve kur edhe ai vetë ishte në krye të lidershipit të PD-së, ashtu sikurse edhe shumë nga ish-drejtuesit e lartë të PD-së që sot po anatemojnë lidershipin e zotit Basha. Personalisht mendoj se shkaqet e brendshme të vetë PD-së janë arsyet më të qenësishme të këtij dështimi. Qëllimet e mira të zotit Basha për të rinovuar forumet drejtuese dhe kupolën e lartë të partisë nuk u kryen në mënyrën e duhur.

Nuk pati një proces serioz reflektimi për humbjen e vitit 2013; rifreskimi i strukturave drejtuese në rrethe ishte më shumë kaotik, duke bërë që shumë prej tyre të mos ishin realisht funksionuese; vetë zgjedhja e zotit Basha, sipas parimit një anëtar-një votë ishte një proces i kontestueshëm (dhe autori i këtyre rreshtave ka qenë shumë kritik që atëherë për këtë çështje). Duke i shtuar më tej mënyrën se si u hartuan listat e kandidatëve (disa që u përjashtuan mbase kishin më shumë vlera se disa nga ata që vijuan të riciklohen), programi elektoral që, në gjykimin tim, edhe pse kishte disa elemente me interes, në tërësinë e vet ishte aspak realist, por thjesht një listë dëshirash utopike dhe i pabesueshëm për publikun, eksperiencën e dështuar të vetë zotit Basha në krye të Bashkisë së Tiranës, gjë që u përdor shumë mirë nga kundërshtarët politikë …. dhe një listë e gjatë me faktorë të tjerë mund t’u shtohen arsyeve të këtij dështimi.

Por tema e tanishme është ajo e qëndrimit ndaj lidershipit të PD-së. Humbja në zgjedhje është arsyeja e vetme morale që një kryetar partie duhet të japë dorëheqjen, dhe zoti Basha duhet ta bëjë këtë veprim politik, pa sajuar “ngrirje” apo shpikje jashtëstatutore të këtij lloji. Vetëm dorëheqja e plotë do të jepte garanci se rizgjedhja e kryetarit të PD-së do të ishte një proces me integritet të pacenueshëm. Nga ana tjetër, dorëheqja nuk duhet dhe nuk mund t’i heqë atij të drejtën të rikandidojë për të kërkuar drejtimin e partisë, veçse këtë herë nëpërmjet një procesi realisht kompetitiv dhe larg çdo deformimi të vullnetit të anëtarësisë demokrate.

Kërkesat e disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe ish-funksionarësh të lartë të PD-së nuk mund të shkojnë deri në mohimin e të drejtës së zotit Basha për të rikandiduar. Edhe pse projekti i “Republikës së Re” të zotit Basha u testua në votimin e tanishëm dhe duket se votuesit dhe mbështetësit e PD-së e ndëshkuan, kjo sërish nuk mund të jetë arsye që vetë zoti Basha të mos e risjell për diskutim tek anëtarësia. Rivalët politikë duhet të hartojnë platformën e tyre politike të besueshme që ta debatojnë me demokratët.

Dhe ky proces duhet parë me paanësi nga anëtarësia demokrate, dhe jo si një betejë mes kundërshtarësh, siç u zhvillua dueli midis Bashës dhe të ndjerit Olldashi. Emocioni i tanishëm është i fortë dhe shija që ka lënë kjo humbje është edhe më e rëndë se ajo e zgjedhjeve lokale. Shqetësues është rreziku i një shkërmoqjeje të madhe të së djathtës, prandaj dhe objektivi parësor i programit të rivalëve garues duhet të jetë ruajtja e kohezionit midis anëtarësisë.

Ky moment dëshpërimi duhet të shërbejë jo për të thelluar dhe më shumë përçarjen, por për të paraqitur alternativa serioze bashkimi, të një opozitarizmi serioz sot dhe të një qeverisjeje të besueshme nesër. Partia Demokratike është më shumë se individët me ambicie politike, qoftë të djeshëm apo të rinj që mund të dalin në skenën e garës.

Tags: selami xhepa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.