Një 58 vjeçar është gjetur i vdekur në një përrua.
Ngjarja ndodhi në fshatin Shtoj i Ri, në Shkodër, pasditen e të martës.
Sipas informacioneve të policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.L., 58 vjeç banues në këtë fshat, i cili punonte si roje në një hotel, njofton policia.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi viktima vuante nga zemra dhe ishte përdorues alkooli.
Kanë qenë banorë të fshatit ata që kanë gjetur trupin e pajetë në një përrua, pasi i ndjeri nuk ishte kthyer në shtëpi në përfundim të punës.
Për zbardhjen e më tejshme të rrethanave të ngjarjes, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për vlerësim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/