DETAJE/ Atentat biznesmenit te “Selman Stërmasi”, ja pistat e hetimit

DETAJE/ Atentat biznesmenit te “Selman Stërmasi”, ja pistat e hetimit

109
0
Shares

Biznesmeni Tefik Hyka i shpëtoi për mrekulli një atentati paraditen e së mërkurës.
Ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë u qëllua disa herë me pistoletë në verandën e një lokali, fare pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Fillimisht u raportua se 56-vjeçari kishte ndërruar jetë, por ai ka mundur t’i mbijetojë plumbave që ka marrë në kokë dhe trup, ndonëse ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Tiranës, tha: “Në orën 10:25 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri i një shtetasi, i cili u transportua menjëherë në spital. Policia ka marrë të gjitha masat, duke ngritur pika kontrolli. Autorët e dyshuar janë dy persona, të cilët kanë lëvizur me motor. Po punojmë për zbardhjen e ngjarjes”.
Një person është ndaluar si i dyshuar për ngjarjen, nga efektivët e Policisë Rrugore në zonën e Kopshtit Botanik, teksa lëvizte me një motor që përkon me të dhënat e atij që është larguar nga vendngjarja.
Për këtë ngjarje, policia mësohet se po heton në disa pista. Blutë dyshojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të borxheve, por edhe të një vrasjeje 22 vite më parë, në të cilën u përfol emri i Hykës. Në vitin 1995 ky i fundit u përfshi në vrasjen e të fortit të Shijakut, Dritan Avdyli. Në atë kohë dyshohej se një person i afërt me Hykën futi në kurth Dritan Avdylin. Ekzekutimi do të pasohej me të tjera ngjarje kriminale, të cilat u transferuan dhe në Tiranë. Biznesmeni Hyka shumicën e kohës jetonte jashtë Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY