19 anëtarë të PD kërkojnë largimin e Bashës, reagon Shehaj: Të gjithë...

19 anëtarë të PD kërkojnë largimin e Bashës, reagon Shehaj: Të gjithë jemi përgjegjës për humbjen

126
0
Shares

Agron Shehaj, kryesuesi i listës së PD në Vlorë, ka reaguar pas deklaratave dhe kritikave ndaj kreut të PD Lulzim Basha.
Kur 19 anëtarë të Kryesisë së partisë dhe një numër deputetësh dhe ish-deputetësh kërkuan shkarkimin e menjëhershem te Bashes duke e pare si te vetmin përgjegjës për rezultatin e dobët të PD ne zgjedhje, me deklaratën e tij Shehaj i ka vënë me shpatulla pas muri.
REAGIMI I PLOTË

Nxitimi për të dalë kundër kryetarit të Partisë Demokratike, pa u konfirmuar rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, tregon shumë për motivet e ‘skuadrës së sulmit’. Një pjesë e tyre, gjatë zgjedhjeve kanë punuar kundër PD.
Për njërin prej tyre, në Vlorë, e di se ka votuar, demonstrativisht, për LSI. Ata që sakrifikuan partinë, vetëm për të parë të rrëzuar kryetarin, i cili vendosi, me të drejtë, t’u ndërpresë, jo marrdhënien me partinë, por ofiqet, sot flasin në emër të PD. Humbja është edhe e tyre, por ata nuk e pranojnë.
Sepse, në çdo humbje ka edhe të shkuar. Unë e shoh veten si pjesë të humbjes; edhe pse prej vetëm 30 ditësh kam nderin dhe privilegjin të jem në Partinë Demokratike. Unë jam i djathtë, sepse e tillë është origjina ime dhe, sepse besoj te parimet e lirise individuale, të iniciativës private dhe vlerave perëndimore. Të cilat i mbron Partia Demokratike. Por, jo vetëm unë.
Të gjithë kemi përgjegjësi për humbjen. Humbi skuadra jonë, jo vetëm kapiteni i saj. Basha e lexoi humbjen si të tillë, dhe mori përgjegjësitë e veta. Ai bëri atë që bëjnë të gjithë liderët kur humbasin një betejë: i rikërkojnë besimin antarëve dhe hapin garën për kryetar. Unë kam qenë në bazë gjatë një muaji intensiv në Vlorë, dhe e di se shumë prej atyre që sulmojnë Bashën, urrehen nga baza (dhe përtej saj) për çfarë kanë bërë dhe çfarë nuk kanë bërë.
Dua të ndaj një ‘kujtim’ të një demokrati nga Novosela, i cili më tha se kur shtëpitë u ishin përmbytur nga Vjosa, mori në telefon një prej ‘firmëtarëve’ të listës antiBasha. E dini cila ishte përgjigja e tij?
“Jam i sigurt se do të mbijetoni edhe kësaj here”. Ata ish-ministra, ish-drejtorë, isha që bëjnë ‘ish’ se u ka ikur veza e pulës së pushtetit, janë problemi, dhe jo zgjidhja. Por, të drejtën e garës e kanë. T’i lënë sulmet dhe të futen në garë.
Të fitojnë nëse kanë një projekt, dhe nëse demokratët u besojnë! Nëse kanë një zemërim, ta ndajnë edhe atë me demokratët. Të cilët janë shumë më të zemëruar se ata. Dhe e dini se me kë? Me ata!
Një gjë është e sigurt: pas garës, cilido të jetë fituesi do të ketë edhe mbështetjen time. Sepse une i shërbej partisë, si ai simpatizanti i thjeshtë që e mbështet PD që nga ’91, edhe se nuk ka marrë asgjë prej saj.
Ndryshe nga shumë të tjerë. Për të përdorur, jo cinizmin e firmëtarit, por besimin e demokratit: Partia Demokratike do të mbijetojë edhe kësaj here! Do të ringrihet. E fortë dhe me fitore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY