Bregu, sulm Bashës: I dole për zot dhe humbe

Bregu, sulm Bashës: I dole për zot dhe humbe

110
1
Shares

Deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha ka ngjallur debate ndërkohë që kundërshtarët  e tij në parti aknë nisur sulmin me të gjitha bateritë. Anëtarja e kryesisë Majlinda Bregu e cila ka mbetur jashtë listës së deputetëve thotë se staturi nuk parashikon “ngrirje”.

Postimi i plotë i Bregut:

Folën Shqiptarët më 25 Qershor!

Demokratët thirrën edhe më fort me mungesën e tyre! 190 mijë vota minus!

Lulzim Basha belbëzoi zëmekur “ngrirjen” e tij duke ua lënë fajin të tjerëve!

E para, “Ngrirja” nuk është as akt juridik as statutuor dhe as politik!

Lulzim Basha i doli për Zot listës dhe vendimeve të tij!

I doli për Zot standartit të zgjedhjeve me përfshirjen e ministrave në Qeveri!

I doli për Zot kontrollit e drejtimit të ndërmarrjeve me buxhet financiar për “të mbyllur” rubinetin e përdorimit të parave publike në fushatë!

I doli për Zot projektit të tij të Republikës së Re me premtimin se do ishte KM i saj!

I doli për Zot mitingjeve dhe një fushatë pa shpirt, pa frymë duke e quajtur me të mirën e më masiven që kishte parë PD!

Ai Njësh-i , ne Isha-t!

Ai i dlirë, ne mëkatarë!

Sot duhet t’i dilte për Zot, Dorëheqjes së tij si përgjegjësi i vetëm për katastrofën e pamerituar në të cilën gjendet sot PD!

Si përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e strukturave dhe mospërfilljen e forumeve vendimarrëse të PD!

Por prej sot,duhet t’i dalë për Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil për kurthe e armiq klase!

“Give me a break Lul! In defeat, defiance!”

Në humbje, mosbindje!

Nuk përpjestohet humbja!

A do gjesh ndonjë ditë kurajo t’i thuash vetes të vërteta para pasqyrës?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Kjo eshte nje vemje qe ka votuar kunder PD! Kjo se bashku me disa mostra ishin konlona e peste e rilindasve qe Basha jo vetem do i qeroje por do i dergoje per skrap!

LEAVE A REPLY