SAMI NEZA/Nuk bëri asgjë për ta por e votuan

SAMI NEZA/Nuk bëri asgjë për ta por e votuan

169
1
Shares

Lumë votash kanë shkuar në siglën e PS duke i dhënë asaj fitoren më të thellë që ka pasur në vitet e pluralizmit politik. Duket qartë se përvec blerjes së votave dhe përdorimit të parave të kanabisit, ndërmarrjes së madhe fitimprurëse të policisë së shtetit, Edi Rama ka marrë mbështetje të gjerë në të gjithë vendin. PS është parti e parë në 11 qarqe nga 12 që janë gjithsej duke i lënë dorë të lirë të qeverisë ivetëm nëse ka dëshirë për të realizuar disa reforma që Rama thotë se u penguan nga bashkëqeverisja me LSI-në.

A e meritonte këtë fitore pas 4 vitesh në qeverisje Edi Rama?

Nuk ka bërë asgjë thelbësore në këto 4 vite për jetën e qytetarëve. Rilindja urbane është një fasadë që ushqen krenarinë por lë njësoj të zbrazur xhepat. Ky aksion që ka marrë paratë e investimeve të vetmet që u hodhën në publik nuk është materializuar për asnjë cast si një vlerë e shtuar në jetën e vështirë të qytetarëve shqiptarë.

Reforma në drejtësi ishte një kapje tjetër majtas e sistemit nëse nuk do të ndalej e pastrohej rrugës nga opozita. Pas kësaj fitoreje të Ramës askush nuk e ka më të qartë nëse reforma do të ruajë standardet e demokracisë në vend apo do të shërbejë për fitoren e rradhës së PS.

Qytetarët shqiptarë jetojnë më keq se 4 vjet më parë, rreth 200 mijë prej tyre ose gati 10 përqind lanë vendin në një emigrim masiv në vitin 2015. Por edhe ikja e të varfërve nuk ndikoi lumturinë atyre që qëndruan.

Edhe pas kësaj fitoreje plebishitare, Edi Rama nuk është në gjendje t’i ftojë të kthehen pasi nuk është në gjendje t’ju afrojë asgjë. Një paketë sociale dhe liberalizimi masiv ekonomik e opozitës dhe Lulzim Bashës është rrëzuar përtokë.

Qeveria nuk do të rikuperojë modelin në asnjë moment, pasi me premtimin për të mos ndryshuar, fitoi zgjedhjet. Gjithë kjo fitore nuk shkëlqen. Dhe të vjen keq se pse gjithë kjo fitore nuk shkëlqen vec në sytë e Edi Ramës dhe oligarkisë që ka përreth.

Kurrë më parë nuk ka pasë hendek kaq të madh në një fitore, dhe nuk po flas për hendek mes partive, por hendek mes fituesve dhe humbësve, mes vetë fituesve, bile edhe mes Ramës dhe vetë atij, edhe pse shkëlqimi rreth tij ka nisur të na pengojë ta shohim.

Kjo fitore nuk mbështetet në një sistem që krijoi fituesi në katër vjet qeverisje. Nuk mbështetet as nga premtimet që bëri për këto katër vjet të tjera. Ndosha kryeministri do ta mbushë këtë boshllëk të madh shumë shpejt dhe më shumë mençuri, pasi nuk dua të them që është një fitore si ajo e vitit 1996 që shkëlqente mbi iluzion.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Populli yne trim dhe liridashes, nuk i duron ndarjet e medha shtresore. Ai mund ta pranoje me kenaqesi, madje e adhuron shtypjen nga paria, por kurre nuk e duron qe bashkeqytetari i vet te pasurohet nderkohe ai vete vuan ne skamje.
    Tani nen udheheqjen absolute te Edi Rames, populli yne e rilind plotesisht diktaturen dhe te gjithe behemi njelloj .
    Luli tani te jape doreheqjen se keshtu kishte deklaruar. Ta marre vesh se elektorati i djathte nuk eshte gure ne traste. Te ike bashke me gomeret qe kishte vene per kandidat deputet.

LEAVE A REPLY