Elbasan, “pazari i votave”, prangosen tre “tregtarë”

Elbasan, “pazari i votave”, prangosen tre “tregtarë”

113
0
Shares

Tre persona kanë rënë në pranga mëngjesin e sotëm pasi dyshohen se po shpërndanin para dhe ushqime në këmbim të votave.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit.
Bëhet fjalë perkatësisht për këta shtetas:
F.GJ., 56 vjeç banues në Tiranë, dyshohet se po shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik.
A.J., 66 vjeç banues në Elbasan, dyshohet se po jepte para për blerje votash në favor të jë ubjekti politik.
XH.H., 24 vjeç banues në Cërrik, dyshohet se do të shpërndante ushqime në këmbim të votave në favor të një subjekti politik.
Për të tre personat e mësipërm janë referuar materialet në Prokurorinë lokale.

NJOFTIMET
Në vijim të komunikatës së datës 21.06.2017 pas hetimeve të kryera, Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, referuan materialet në Prokurori për proçedim në gjëndje të lire në ngarkim të shtetasit F.GJ., 56 vjeç banues në Tiranë.
Ky shtetas, në fshatin Zdrajsh duke lëvizur me automjet dyshohej se do të shpërndante para për blerje votash, në favor të një subjekti politik.
Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” parashikuar nga neni 328 I Kodit Penal.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për proçedim në gjëndje të lire në ngarkim të shtetasit A.J., 66 vjeç banues në Elbasan.
Ky shtetas dyshohet se do të shpërndante para për blerje votash në favor të një subjekti politik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” parashikuar nga neni 328 I Kodit Penal.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori për procedim në gjëndje të lire në ngarkim të shtetasit XH.H., 24 vjeç banues në Cërrik.
Ky shtetas në Lagjen “ Nr.3” Cërrik , me mjetin e tij tip “Benz” dyshohet se do të shpërndante ushqime në këmbim të votave në favor të një subjekti politik.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” parashikuar nga neni 328 I Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY