Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka filluar ndjekjen penale për dy anëtarë të një partie.
Përparim Zeqir Raboshta e Saimir Ndokë Gjonpalaj, banues në Shkodër, gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar nga vëzhguesit e subjekteve elektorale u zbuluan se në zyrën e Partisë Social Demokrate, në lagjen “Liria”, kishin 70 pako në qese plastmasi me ushqime të ndryshme si vaj, sheqer, miell, sapunë e detergjentë.
Sipas njoftimit zyrtar pakot do të dhuroheshin në këmbim të votave.
Përparimi është kryetar i PSD, për qarkun Shkodër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/