Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Të dielën largojmë Ramën, njeriun që për pushtetin e tij rrënoi ekonominë dhe kriminalizoi shtetin

23/06/2017
Basha: Të dielën largojmë Ramën, njeriun që për pushtetin e tij rrënoi ekonominë dhe kriminalizoi shtetin
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD mbylli fushatën elektorale sonte, me një miting të madh në Tiranë.
Kreu i PD-së Basha duke u kujtuar mbështetësve fitoren e opozitës për kauzën e zgjedhjeve, deklaroi se kur PD bën një hap përpara edhe Shqipëria bën një hap përpara.
“110 ditë më parë Republika e vjetër krekosej mbi Shqipërinë e mjeruar, shqiptarët nuk shihnin dritë në fund të tunelit, 101 ditë më parë demokratët u ngritën dhe nisën një marshim në të cilin sot janë bashkuar shumica e Shqipërisë. Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara, Shqipëria bën një hap përpara. Kështu ka qenë kur sollëm demomkracinë, kur liberalizuam vizat dhe u anëtarësuam në NATO dhe kështu do të jetë edhe ditën e diel kur do të themelojmë Republikën e re”, u shpreh Basha.
Ai e akuzoi Ramën për rrënim të ekonomisë.
“Njeriun që për pushtetin e tij rrënoi ekonominë me taksa të larta dhe çmime të larta, kriminalizoi shtetin, mbushi Shqipërinë me drogë. Ky është Kryeministri që ju do ta largoni me votë të dielën. Të dielën votohet për ekonominë tuaj, punën dhe punësimin tuaj”.
Basha ftoi qytetarët të mbushin qendrat e votimit ditën e diel.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

    110 ditë më parë ishim mbledhur këtu në këtë shesh ku detyruam Republikën e vjetër të kapitullojë dhe të pranojë kushtet tona. 
    Por unë 1 muaj më parë ju premtova se do të mblidhemi këtu për të thënë të vërtetën. Këtu në këtë shesh vendosim ti jepnim fund planit ogurzi të republikës së vjetër për të vjedhur zgjedhjet.
    110 ditë më parë republika e vjetër krekosej për fatkeqësitë. 110 ditë më parë demokratët u ngritën u bashkuan dhe nisën një marshim, ku sot janë të bashkuar shumica dërrmuese e Shqipërisë.
    Me vendosmërinë totale për të bërë një hap përpara. Sa herë demokratët bëjnë një hap përpara Shqipëria bën një hap përpara. Kështu ka qenë kur PD i priu demokracisë, kur i priu anëtarësimit të NATO, kur liberalizuam vizat, dhe kështu do të jetë ditën e diel ku së bashku të themelojmë Republikën e re.
    Shqipëria na priste, Shqipëria na kërkonte, bota pret ndryshimin,, A jeni gati? Ditën e diel bashkimi i shqiptarëve do ti jap fund me votë republikës së korrupsionit dhe krimit, njeriut që vuri timonin e tij mbi interesin e çdo shqiptari. Njeriu i cili për pushtetin e tij kriminalizoi shtetin e mbushi Shqipërinë me drogë, ky është kryeministri i 4 viteve që shkuan, kryeministri të cilin ju do ta largoni me votë ditën e diel.
    Rama erdhi në pushtet para 4 vitesh duke premtuar 300 mijë vende pune, shëndetësi fale, asnjë vend të ri pune nuk hapi dot, Shqipëria u bulua nga droga, Shëndetësia në kolaps, arsimi në kaos. Edi Rama pati në 4 vite, miliarda euro por i harxhoi ato për bandën e tij.
    Ditën e diel është dita për gjykimin popullor me votë.
    Kurrë më nuk do të keni kryeministra që krekosen mbi dinjitetin tuaj, deputetë që shkelin mbi djersën tuaj, ju meritoni dhe do të keni kryeministrin e qytetarëve dhe kryeministrin e ekonomisë.
    Ekonomia është çështja kryesore për të cilin vendosim ne çdo të diel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026
Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

Berisha: Sot Rama shënoi fundin e tij politik, firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.