Nënë Polja, 73 vjeçe: Nuk më dalin 70 mijë lekë! Basha: Plani...

Nënë Polja, 73 vjeçe: Nuk më dalin 70 mijë lekë! Basha: Plani im, e rrit pensionin që këtë vit

104
0
Shares

Lulzim Basha u takua me banorë, dëgjoi hallet e tyre në Maliq, dhe u tregoi për zgjidhjet që vijnë me planin e tij ekonomik.
Nënë Polja, 73 vjeçe është pensioniste, merr 70 mijë lekë në muaj. Megjithëse mban vetëm një poç ndezur, ajo thotë se pensionin e ka vetëm për drita, ujë dhe ilaçe, ndërsa për t’u ushqyer merr borxh. Djali i saj paguhet shumë pak në një gomisteri.
Lulzim Basha i tha se me planin e tij, rritja e pensioneve do të nisë brenda vitit, dhe deri në fund të mandatit të parë, pensioni do jetë 250 mijë lekë.
Donika Vogli është një rrobaqepëse e njohur në Maliq, por ka mbetur pa punën me të cilën mbante familjen, pasi shteti ia ka prishur dyqanin.
Pse?
“Që të punojë vetëm ajo tjetra aty”, thotë Donika.
Ajo tjetra aty, është një socialiste e afërt me kreun e bashkisë dhe me pushtetin.
Lulzim Basha i tha se me 25 qershor ndodh ndryshimi i madh, ku ligji do të jetë i pacenueshëm.
Do të jem në krahun tuaj, i tha Basha, Donikës.
Në marketin Kollcinaku, më i madhi në qytet, dikur ka pasur shumë punëtorë.
Rënia e fuqisë blerëse, taksat dhe gjobat, kanë bërë që pronari të ulë numrin e të punësuarve. Ulja e taksave dhe pulla fiskale që mban larg hajdutët e shtetit, është zgjidhja e Bashës.
Lulzim Basha u tha banorëve të Maliqit se plani i tij do të ndezë motorin e ekonomisë, do të sjellë rritje konsumi, rritje prodhimi, futjen e parasë në qarkullim. Një plan i kombinuar që sjell zhvillim, vende pune, dhe mbështetje për të pamundurit, për të rinjtë, dhe pensionistët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY