Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Punësimet “elektorale” në Ujësjellës, Albetrol dhe Hekurudha, zëvendëskryeministrja Mandija denoncon në Prokurori

21/06/2017
Sqaron Zëvendëskryeministrja Mandija: Ja cili është roli i Task-Forcës dhe misioni i saj për procesin zgjedhor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zyra e Zv.Kryeministres, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës së ngritur në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01. 06.2017,i është drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Z. Adriatik Llalla për vlerësim të mëtejshëm të materialeve mbi punësimet e kryera në shkelje të Kodit Elektoral të konstatuara në Drejtorinë Ujësjellës Kanalizime sha Durrës për periudhën 25 maj deri në 13 qershor 2017.
Po kështu, zyra e Zv.Kryeministrit, mësohet se, ka referuar në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin e verifikuar më parë nga grupi i kontrollit se shoqëria Albpetrol sh. a., shoqëri, e cila ka vartësi direkt nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pas datës 26 maj 2017 në ka punësuar 18 shtetas në shkelje të Kodit Elektoral .
Zyrtarisht zyra e Zv.Kryeministres, bën të ditur se ka referuar sot në Prokurori edhe informacionin e marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave me seli në Durrës mbi punësimet gjatë periudhës 25 maj deri në datën 12 Qershor.
“Bazuar në VKM-në Nr. 473, datë 01. 06. 2017, pika 31, germa ‘ë’, zyra e Zv.Kryeministres Mandija njofton se ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Zyra e Zv.kKyeministres thekson edhe njëherë se Task-Forca nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake”, tërheq vëmendjen Zyra e Zëvendëskryeministres Ledina Mandija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

30/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.