Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKUZAT/ Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija kërkon hetim për Dritan Lelin

20/06/2017
AKUZAT/ Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija kërkon hetim për Dritan Lelin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija i kërkon Prokurorisë nisjen e veprimeve hetimore ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli me argumentin se ai ka shpërdoruar detyrën dhe penguar subjektet politike në këtë fushatë zgjedhore të përdorin sheshin para Pallatit të Sportit “Flamurtari” në Vlorë, pasi ia ka dhënë lejen vetëm një subjekti. Në rastin konkret, Partisë Socialiste.
Zëvendëskryeministrja, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës “Për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, në përfundim të verifikimit të shqetësimeve të bëra publike nga një grup i këshilltarëve bashkiakë të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me mosmiratimin nga ana Kryetarit të bashkisë Vlorë të kërkesës së këtij subjekti për përdorimin e sheshit para pallatit të sportit “Flamurtari” Vlorë me argumentin se ky shesh i është dhënë në përdorim një subjekti tjetër politik për periudhën dy mujore nga data 01.5.2017 – 30.6.2017, ka referuar rastin në organin e Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim ushtrimin e funksionit kushtetues të ndjekjes penale ndaj Dritan Leli me detyrë Kryetar i bashkisë Vlorë.
Nga vlerësimi i rastit nga ana e Zëvendëskryeministrit, rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se z. Leli, me veprimet dhe mosveprimet e tij për dhënien e lejes dy mujore një subjekti politik të caktuar për të përdorur sheshe apo vendkalime publike, në kundërshtim me ligjin nr. 8773, datë 23. 04. 2001 “Për tubimet” dhe ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”dhe“Pengimi i subjekteve zgjedhore” të parashikuara përkatësisht nga neni 248 dhe neni 325 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.