Një zyrtar lokal që përfaqëson LSI është rrahur mbrëmë në një fshat të Lezhës. Kryeplaku i fshatit Rraboshte është edhe pjesë e shtabit të LSI-së në këtë qark.
Gjovalin Gjini ka marrë plagë në gjymtyre dhe në kokë si pasojë e goditjeve me sende të forta dhe dhunës së ushtruar ndaj tij, ndërsa tani ndodhet në spitalin e Lezhës.
Sipas dëshmive të kryeplakut ai u qëllua ndërkohë që po blinte në një prej dyqaneve në qender të fshatit . 4 persona e kanë qëlluar dhe më pas janë larguar me automjetin e tyre me shpejtësi.
Dy partitë e përfshira në konflikt kanë dalë me deklarata publike rreth ngjarjes duke rrëzuar versionet e njëra tjetrës ndërkohë që ende nuk ka një version zyrtar nga policia.
LSI, Viktor Tushaj:
“Gjovalin Gjini është një eksponent i rëndësishëm i LSI-së që ka kohë që punon në fushatën elektorale për të përkrahur programin e LSI-së. I bëj thirrje drejtorisë së policisë së Lezhës, ministrit të Brendshëm por dhe kryeministrit të marrin masa për stabilizimin e gjëndjes.
Nuk është rasti i parë që ndodh në Lezhë. Janë veprime që po pasohen njëri pas tjetrit. Kërkojmë me forcë që policia e shtetit ministria të marrë masa që fushata zgjedhore edhe këtë javë që ka mbetur të vazhdojë e qetë”
PS, Pjerin Ndreu kandidat i PS për qarkun e Lezhës:
“Po lexoj ne media ca deklarata te habitshme te disa eksponenteve te LSI Lezhe ne lidhje me nje dhunim qe i ka ndodhe nje perfaqesuesi te tyre. Lidhja e dhunimit me partine socialiste eshte ose lajthitje ose perpjekje per tu kacavjerre pas nje konflikti per te perfitu politikisht. Nese kane fakte ti denoncojne. Partia Socialiste Lezhe i hedh poshte me neveri keto hamendesime dhe deklaron se ska asnje lidhje me ngjarjen ne fjale. Turp per kedo qe manipulon ngjarje te tilla per te perfituar ndonje vote me shume. Policia te zbardhe ngjarjen duke thirre per te deshmuar dhe keta njohesit e autoreve dhe faktet qe ata kane. Gjovalinit sherim te shpejte !”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/